Muli sot thirri Lelon i shqetësuar për të anuluar gjithë promovimin që i bëhet skenarit të Sri Lankës.
Arsyeja është se situata ka degraduar dhe kryeministri ka urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit me armë.
Lelo shkoi i shqetësuar në zyrë.
-Na duhet një fabulë nga ato të tuat, i tha Muli, ta harrojmë këtë punën e Sri Lankës.
E pe çfarë ka ndodhur?
-E pashë, tha Lelo. Na e dogji fabulën e parë.
Motoja e saj ishte ta bëjmë Shqipërinë si Sri Lanka.
E kisha menduar në detaje.
Me këtë zhvillim, u bë Sri Lanka si Shqipëria.
-Për këtë të thirra, i tha Muli.
Si ta bëjmë që njerëzit mos të kujtojnë të vrarët nga Doktori, por ata kokëpalarët e Edi Ramës?
-E vështirë, tha Lelo. Ose do bëhemi me atë që ka qëlluar, pra me qeverinë e Sri Lankës, ose me protestuesit, pra me të vrarët.
Kemi vetëm një rrugë të mesme.
Të bëjë prapë sonte emisioni Fevziu, të dalë Sandri e të thotë që këta të vrarët në Sri Lanka, i ka vrarë vet opozita me çadër pistoletë dhe të gjejë ndonjë skenë aty, që të duket e besueshme.
Kjo e bën të diskutueshme situatën.
-Jo, jo, më mirë mos ta përmendim fare.
Se dhe ky Ilir Meta se ka qejf t’ia përmendësh atë 21 janarin.
Na gjej ndonjë fabulë tjetër, ta harrojmë këtë.
-Ka një skenar optimist, tha Lelo.
Të themi që pas dy vitesh, opozita do vijë në pushtet atje, siç erdhi Edi Rama.
Vetëm se ai për të cilin u bë protesta do bëhet me fituesin.
Këtu i bie të na iki prapë Ilir Meta e të bëhet me Ramën.
-Le pash zotin, mos ja kujto se gati janë këta by... e LSI.
Hiqe fare këtë Sri Lankën, se sido ta kapësh, keq na del.
-Po u kam thënë mo burrë, nuk bohet me revolucion kjo, po s'dëgjoni.
Lini një Përgjigje