Muli projekton skenarin e Sri Lankës më 25 korrik 

10 Korrik 2022, 19:34Antena TEMA

Pas paralajmërimeve që Ilir Meta ka dhënë mbi lëvizjen e tij të re politike më 25 Korrik, Muli filloi të skicojë disa skenarë të mundshëm që mund të prodhojnë ngjashmërinë me atë që ndodh në Sri Lanka këto ditë, ku protestuesit sulmuan pallatin presidencial. 
Skenari i parë më i mundshëm është që Ilir Meta të bëjë dorëzimet më 24 Korrik dhe të marrë kopjet e çelësave me vete. Gjatë natës, njerëzit të shkojnë të lënë dyert haur dhe të nesërmen më 25 Korrik protestuesit nga sheshi Nënë Tereza të turren tek kangjellat e presidencës dhe të mos dalin më. Presidenti i ri të deklarojë se gjithë faji është i qeverisë dhe ai nuk ka përgjegjësi për çmimin e naftës. 
Pastaj turma drejtohet tek kryeministria. Ndërkohë Meta do tu japë kodet e dyerve të tuneleve nëntokësore njësitit gueril të LSI, të cilët do depërtojnë nga presidenca në tunelet e kryeministrisë dhe do hapin dyert nga brenda. Kështu njerëzit do pushtojnë dhe kryeministrinë. 
Pasi të grisin pikturat murale të Edi Ramës në zyrën e tij, ata do ngrenë flamurin e PD në dritaren e zyrës. 
Lelo që po ndiqte me vëmendje shpjegimet e Mulit ndërhyri për të dhënë një ide. 
-Unë mendoj se duhet ta ndërojmë fabulën,- tha Lelo. S'kemi pse pushtojmë edhe presidencën edhe kryeministrinë . Më mirë është të pushtojmë Pallatin e Brigadave dhe vilën e Mehmet Shehut, se njëra është vila e presidentit tjetra e kryeministrit. Kjo është ë interesante për njerëzit dhe kemi mundësi tu tregojmë në cfarë luksi jetojnë. Madje Meta mund të lërë dhe ca lek tek Pallati i Brigadave te Vila 4, që t'i gjejnë protestuesit. Ashtu i vëmë flakën Shqipërisë. 
-Kjo është ide e mirë,- tha Muli. Fusim ca euro fals sa t'i tregojnë kamerat se për euro të vërteta është bërë keq, nuk ka. 
 
 

Lini një Përgjigje