Muli zgjedh Aldon për të përshëndetur vendimet e NATO 

30 Qershor 2022, 18:03Antena TEMA

Sot Muli vendosi që të nxjerrrë Aldon për të përshëndetur vendimet e marra në Asamblenë e NATO-s në Madrid, rreth strategjisë së re të sigurisë globale, pas luftës në Ukrainë.

Lelo e priti me shumë dyshim propozimin.

-Po ky është një rast të promovojmë Doktorin si pro atlantik, tha Lelo.

-Fola me atë burrin. Më tha duhet Aldo.

Është një familje që ka lidhej të vjetra me NATO-n.

-Më shumë se Doktori?

-Më shumë. Vjehrri i tij, i ndjeri Safet, ka dorëzuar i pari kërkesën për anëtarësim në NATO.

Nuk e arriti dot ditën që u bëmë anëtarë, por u ka lënë amanet vajzave, mos u martoni me njerëz që nuk janë dakord me NATO-n.

Dhe Doktorit i pat mbetur në mendje ky amanet.

Ndaj vendosi të nxjerrë Aldon.

-Nuk e dija tha, Lelo. Unë e di që Safeti e ka tradhtuar Doktorin më 97.

-E di. Por aman për NATO-n e tradhtoi.

Mes NATO-s dhe Doktorit, zgjodhi NATO-n.

Dhe Doktori ja njeh këtë meritë.

E ka pas thënë gjithmonë, kush më tradhton për NATO-n ja bëj hallall.

-Po NATO është SHBA, tha Lelo.

Po qe se ua bën hallall këtyre të NATO-s, t’ua bëjë dhe këtyre që e tradhtojnë për SHBA e biem rehat. 

-Jo o zotëri se ata janë besëprerë, nuk janë me SHBA.

Me SHBA është Doktori, Kokpalari dhe disa të tjerë këtu tek ne.

Ata janë mercenarë, nuk janë me zemër me SHBA.

-Dakord, tha Lelo.

Tani ky Aldo e shkruan vetë deklaratën, apo t’i ndërtoj një fabulë unë, që ta bëjmë të natyrshme, për shembull të thotë që sot më kujtohet dita kur Shqipëria dorëzoi kërkesën për NATO dhe që atëherë jemi të sigurtë... Kështu gjërash.

-Jo jo, lëre ta bëj vetë.

Ai burri nuk ka qejf që t’i ndërhyhet Aldos në mendimet e veta.

Ai tha disa herë. NATO sot meriton të përshëndetet nga Aldo.

E meriton më tha. 

-Aha, e kuptova, tha Lelo. Këtë është mirë mos ta dijë NATO.

1 Komente

  1. z
    zgalem

    Nuk e kuptoj , pse emisionet humoristike te televizioneve , nuk perdorin satirate Temas . Nuk ka humor me te shndetshem ne Shqiperi .Dikush duhet te merret me kete teme . Ju siguroj , qe do te kete shikushmeri te larte . Sinqerisht , Zgalem

    Lini një Përgjigje