Gjatë takimit të sotëm të Doktorit me shoqërinë civile, Muli konstatoi një mangësi të madhe të Lelos si zëdhënës, që u jep mikrofonin gjithë njerëzve.
Shqetësimi u rrit shumë kur një vajzë bionde mori mikrofonin dhe i kërkoi llogari Doktorit pse familja e tij nuk bën bamirësi.
Doktori u nervozua shumë dhe Muli shkoi i hoqi mikrofonin biondes.
Pas kësaj thirri Lelon t’i kërkonte llogari.
-Ça është kjo që bëre, si ja lë mikrofonin asaj idiotes?
-Po duhet të krijojmë një fabulë që Doktori është i hapur dhe u përgjigjet të gjithëve, dhe mbi këtë fabulë ndërtojmë pastaj një narrativë të sinqeritetit të tij.
-Me çfarë materiali ndërtohet kjo narrative, se janë rritur dhe çmimet e ndërtimit?
-Jo jo, është si fabulë. Është pa lekë.
Do pak mundim d.m.th, pak kreativitet që të funksionojë.
-Po si funksionon, sipas teje?
-Po ja, ajo vajza kishte dëgjuar që Doktori ka lekë, djali ka bërë miliona, vajza ka bërë miliona, gruaja ka bërë fondacion, dhe kishte dilemat e veta.
Ndaj donte të pyeste, se mund të sfumohet ky imazhi i njerëzve të pasur.
Dhe mendoi se bamirësia ishte një zgjidhje.
Ai u nxeh, nuk e kuptoi fabulën.
Aty Muli u xhindos.
E la Lelon vetëm dhe shkoi kërkoi atë vajzën.
-Më fal, i tha, ku e ke lexuar ti që Doktori dhe familja e tij janë milionerë dhe duhet të bëjnë bamirësi?
Shtypin e Edi Ramës lexon ti?
-Jo, unë shkrimet e Lelos kam lexuar, që Shkëlzeni dhe familja e Doktorit jetojnë në luks.
Dhe mendova si mund ta zbus. Por Doktori ma mori ters.
-S'paske faj tij. Kemi faj ne që i besojmë atij fatin e Doktorit, tha Muli i xhindosur.
Bukur..