Muli kërkon që zonja Karo të vlerësohet për sakrificën që bën  

19 Qershor 2022, 20:47Antena TEMA

Pas debateve të fundit publike të vjehrrës së zonjës Karo kundër Doktorit, Muli i ka propozuar Doktorit që zonja Karo të kompensohet për problemet që i janë hapur në familje për shkak të angazhimit të saj në Foltore. 
Për ketë, ai i ka paraqitur atij disa argumente. 
Së pari ne deri më sot si parti, kemi vuajtur nga fakti që Luli shkonte shumë mirë me vjehrrin dhe vjehrrën. Tani kemi një paraqitje të re të PD më moderne, më të hapur, ku njeriu më i rëndësishëm në foltore pas Doktorit është në kontradiktë me vjehrrën. Kjo tregon se Foltorja e ka reformuar tërësisht qasjen e saj ndaj raporteve me familjen. 
Së dyti, zonja Karo ka bërë dëshmi të rëndësishme që kanë rritur popullaritetin tuaj. Ajo ka dëshmuar se ti nuk je aq i egër sa dukeshe në fillim. Ajo vetë ka dëshmuar se pas disa buzëqeshjeve, ka zbuluar një njeri tjetër që e nuk e kishte njohur më parë dhe ka ftuar gjithë gratë dhe vajzat shqiptare ta bëjnë këtë që të të njohin më mirë. 
Së treti, zonja Karo ka zbuluar se ju jeni shumë i ditur dhe ndryshe nga rrethi i saj shoqëror që kur nuk ishte me ju, ca flisnin me të e pyesnin si do jetë koha, por ju e keni përfshire në debate intelektuale. 
Së katërti zonja Karo ka dëshmuar se ju jeni politikan i aftë, pasi ajo ka parë me sytë e saj se si njerëzit duartrokasin vetë, pa i dirigjuar kush kur ju hyni në salla. Kjo e ka mahnitur.  
-Edhe mua më njohin shumë njerëz tha, por nuk duartrokasin kur më shikojnë. Për atë ngrihen në këmbë. 
Së pesti, zonja Karo ka arritur në përfundimin se tani e tutje jeta e saj nuk ka më kuptim pa qenë afër Doktorit dhe Foltores. 
Për gjithë këto arsye mendoj se ajo duhet ndihmuar në këtë pikë, me qëllim që të tejkalojë problemet që i janë hapur. 

2 Komente

  1. V
    Vezhguesi dixhital

    Muli dhe Karo jane si zemrat e foltores. Ata te dy jane simboli i zgjuarsise dhe kuptimi filozofik i levizjes se Doktorit. Buzeqeshja e Karos dhe zgerdhima e Mul Novosejes e tmerrojne Ramen fare. Kur mendon se Berisha 3 beri nje kryesi me keta te dy e kuoton se PD ka ikur perfundimisht per lesh. Vetem 2005-2017 ne PD kane qarkulluar me dhjetra intelektual te cilet sapo kane hyre kane zgjedhur te dalin te bindur per te mos e kthyer me koken pas. PD ka alergji nga çdo njeri normal sepse mund te eklipsohet lideri Sali. Ky tmerr qe e perndjek Berishen qe nga 1990 ka bere qe mediokriteti dhe servilizmi te jene elita politike e PD. Fatkeqesi per kete force politike qe nuk gjeti paqe nga Sali 80 vjeçar as ne fund te jetes se tij politike. Muli dhe Karo nuk jane as me pak dhe as me shume se Vokshi, Paloka dhe ca te tjere aty. E gjithe PD eshte si nje relike e vjeter e cils sado te luçidohet ka mbetur jashte mode si nje mall demode. Te fala stafit dhe ju lumte penda qe talleni me keta neandertalet e Saliut qe po e shkaterrojne te djathten dhe mbajne Ramen mbret ne kere vend te varfer.

    1. D
      Dhjetoristi

      O Muli hibridi , se mulet (mushkat) hibrid janë si prodhim i mbarsjes të pelës me gomar, që ajo zonja karo siç e quani ju të zgjidhë problemet me vjerrën ,mblidh këshillin drejtues të rithemelimit dhe vendos : Vjerra e Karos martohet me Salhe Viçidolin e tretë. Z. Vokshi me Paloqen organizojnë ceremoninë mortore më falni martesore. Mul Hibridi d.v.

      Lini një Përgjigje