Muli solidarizohet me Vjosën. Poston një foto pa Lulin në tavolinë me Doktorin 

11 Qershor 2022, 19:41Antena TEMA

Pas gjestit të fortë të Vjosa Osmanit e cila preu foton e “besëprerit” Edi Rama nga darka me kancelarin Scholz, Muli u solidarizua duke postuar një foto të Kryesisë së dikurshme të PD duke prerë foton e Lulit.

Në shënimin poshtë fotos shkruhej:

"Kështu e meritojnë të gjithë ata që punojnë pas shpine ndaj çështjes kombëtare. 

Ky që mungon në foto, është Lul Bespreri, i cili ka ndihmuar Milosheviçin në gjyqin e Hagës, duke manipuluar dosjen e tij, dhe duke fajesuar UÇK, nuk ka dashur të bëhet Rruga e Kombit, madje ka dashur të shkojë në burg që të mos bëhej, ka penguar liberalizmin e vizave dhe nuk ka dashur të futet Shqipëria në NATO duke provokuar shpërthimin në Gërdec dy javë para pranimit.

Por ne e kuptuam vonë dhe ja treguam vendin.

E falenderoj presidenten Vjosa Osmani që e ka njohur që në fillim besëprerin tjetër, shokun e Lul Bravës, që kërkon t'i ngulë thikën pas shpine Kosovës, duke e lënë në dorë të ndërkombëtarëve.

Refuzimi për të botuar foton bashkë me të, tregon një qartësi të thellë dhe një vizion të madh të Presidentes së Kosovës.

Në shenjë respekti për të, edhe ne sa herë të postojmë foto nga historia e PD, do t'i presim fotot e Lul Bravës. Gjesti i Vjosa Osmanit është një frymëzim i madh për të gjithë".

 

Lini një Përgjigje