Muli hedh poshtë akuzat për ngacmime seksuale nga Kokpalari 

7 Qershor 2022, 21:09Antena TEMA

Pas polemikave që kanë shpërthyer mes zonjës Kokpalari dhe të rinjve të Forumit Rinor të PD, një prej tyre ka akuzuar zonjën Kokpalari se i urren të rinjtë e Forumit, se ata nuk i kanë hapur rrugë ngacmimeve seksuale të saj, ngaqë e shikojnë si gjyshe.

“Këtë më lart e them pasi ju me disa te ri nga FRPD keni pasur disa eksperienca dhe shume te tjerë ju kane refuzuar seksualisht pasi ju kane pare si gjyshe”, shkruan Vaso.

Ky koment e shqetësoi shumë Mulin, i cili vendosi të reagojë duke hedhur poshtë akuzat:

“Të dashur demokratë!

Pas shpartallimit që ju bë grupit armiqësor të infiltruar mes nesh, prej përfaqësueses së SHBA në Foltore, zonjës Kokpalari, ndaj saj ka akuza dashakeqe prej disa të rinjve, që ajo gjoja i ka ngacmuar seksualisht.

Një prej tyre është dhe një njeri që është zgjedhur dy herë në Këshill Kombëtar.

Kjo është një akuzë e rëndë e montuar nga Edi Rama, e cila synon të përbaltë figurën e SHBA në Foltore.

Ky është antiamerikanizmi i vërtetë që nxit Edi Rama në Foltore, jo ajo që bën Doktori.

Duke akuzuar një të dërguar të SHBA në Foltore si një femër që nxit dhunë seksuale mbi të rinjtë, Edi Rama dhe veglat e tij në PD, duan të dëshmojnë si etërit e tyre, se nga SHBA vijnë vese morale, siç është prostitucioni, droga etj.

Kjo është një platformë e qartë antiamerikane që ne nuk duhet ta pranojmë kurrsesi.

Ata që akuzojnë zonjën Kokpalari për ngacmime seksuale, ngatërrojnë mirësjelljen dhe dashurinë e saj për çdo të ri të PD, me raportet intime.

Ata janë njerëz të pagdhendur dhe të pamësuar me një njeri të emancipuar, që nuk i ka problem marrëdhëniet e hapura dhe të çiltërta.

Ne duhet ta hedhim poshtë me neveri këtë akuzë dhe t’i kërkojmë ndjesë zonjës Kokpalari që po ja shpërblejmë kështu sakrificën e saj për PD”.

Lini një Përgjigje