Muli bën gati skenarin e protestave dhe kalendarin e tyre 

10 Qershor 2022, 18:47Antena TEMA

Pas thirrjes së Doktorit për nisjen e protestave, Muli u ul sot dhe bëri planin e veprimit për fillimin e protestave.

Planin e ndau në dy pjesë:

“Pjesa e parë janë protestat kundër armiqve të brendshëm.

Këto protesta do të nisin një ditë pasi të marrë vendim Gjykata e Tiranës.

Nëse Gjykata ia jep vulën Doktorit, protesta do të nisë me një manifestim të fuqishëm në SHQUP dhe ndalimin e hyrjes atje të 35 deputetëve tradhtarë, që nuk i janë bashkuar Doktorit. 

Nëse Gjykata ia jep vulën armiqve, atëherë protestat do të nisin në selinë e SHQUP, ku një trupë prej 300 spartanësh do qëndrojnë aty 24 orë pa lëvizur, me qëllim pengimin e marrjes së kështjellës së demokratëve nga armiqtë e saj.

Pas kësaj, protesta do copëzohet, duke ndjekur nga pas gjithë besëprerët ku janë me pushime.

Kështu një grup prej 30 vetash do ndjekë nga pas Lul Besëprerin.

Kudo që të shkojë me pushime, në Hamallaj, Golem, Sarandë, kudo të jetë, 30 vetë do t’i shkojnë nga pas dhe do t’i prishin pushimet.

Po kështu 30 të tjerë do ndjekin Enkelejd Alibeajn, kudo që të shkojë me pushime.

Çdo ditë tek çadra e tij do ketë protesta.

Për Gaz Bardhin do ketë 50 vetë nga pas, pasi 20 do t’i paguajë vetëm Zeni që i përmend emrin.

Lista do të jetë e gjatë, por skema është efektive.

Kështu deri në shtator do t’i shkatërrojmë kundërshtarët tanë duke i linçuar.

Pasi t’i presim krahët Edi Ramës, ai do ngelet vetëm.

Pastaj atë se kemi problem fare, se atë Lul Basha me shokë e mbajnë në pushtet”.

2 Komente

  1. J
    Jo shoku i lulit

    O Mul o gomar, idjot, kriç, palaço, hajvan lërini shqiptarët në qetësi.

    1. P
      Preshi I lushnjes

      protestuesit e ketij sezoni te ri duhet te kene pajisje te reja mut-hedhese se vetem keshtu tregon medernizimin e SHQUP-IT

      Lini një Përgjigje