Muli flet për suksesin e darkës në Baku mes Metës dhe Doktorit 

17 Qershor 2022, 19:26Antena TEMA

Më në fund Muli ju përgjigj sot interesit të lartë të demokratëve, rreth darkës së Baku-së mes Metës dhe Doktorit: 

“Të dashur demokratë!

Kam folur dje gjatë pas mesit të natës me Doktorin dhe ishte shumë i lumtur që çdo gjë në darkë kishte kaluar shumë mire.

Ajo nuk ishte si darka e ngjalave në Gji të Lalzit.

Ishte darkë me havjar dhe verë cilësore.

Gjatë darkës i sheshuan të gjitha problemet mes tyre dhe hodhën themelet e një bashkëpunimi të ri.

Gjatë darkës ka pasur takime dhe me personalitete të mëdha botërore.

Në një moment tek një tavolinë ishte afruar një zonjë e moshuar.

-Po kërkoj burrin, tha.

-Kë keni burrë, i tha Meta?

-Ish- presidentin, tha ajo.

Plasi e qeshura. Doktori u bë serioz.

-Nga jeni ju zonjë, ndërhyri Doktori?

-Nga Ukraina, tha ajo. Burri im ka qenë president.

Por unë mbaj mend që erdha vetëm.

Këtu më thanë ke ish- presidentin. Thashë mos ka ardh dhe ai.

-Unë jam Sali Berisha, i tha Doktori.

Kam qenë president i Shqipërisë.

-Ah, paskeni qenë koleg me burrin tim.

Unë jam zonja Yanukovych.

Burri im ka qenë president herët, në vitin 2004- 2009.

-Po zonjë, e di. Atëherë unë kam qenë kryeministër.

Por president kam qenë më herët.

-Ou, mos më thuaj që je që në kohën e presidentit Kuchman?

-Pak më herët zonjë. Kur u bë Kuchman president, unë kam qenë kryeministër.

-Ou, ju qenkeni që kur është bërë Ukraina në kohën e zotit Gorbaçov, kur u zgjodh Kravchuk.

-Po zonjë. Tani mu kujtua emri. Ku bëhet ai? Si është?

-Kanë vdekur të gjithë zotëri. Dhe burri im është i sëmurë rëndë, se e helmuan rusët.

Unë mbahem pak, po ja harroj e ngatërroj tavolinat.

-Gëzohem që u njohëm. 

Prit të bëj një foto, se do ta botoj në Shqipëri,- tha Doktori. 

Ky ishte një takim historik me zonjën e parë të revolucionit portokalli.

Pas kësaj darka vijoi me havjar dhe peshk nga Deti i Zi.

Kurrë më ngjala në takime të tilla”.

Lini një Përgjigje