Muli hedh poshtë zërat se Doktori është sëmurë 

13 Qershor 2022, 20:44Antena TEMA

Sot në zyrat e SHQUP pati një shqetësim të madh, pas thashethemeve se Doktori është sëmurë.

Dikush thoshte ka shkuar tek Petrela, të tjerë thoshin që është në shtëpi me doktor tek koka, por të gjithë ishin të shqetësuar.

Në orën 9 Muli shkoi në zyrë dhe e kuptoi se të gjithë ishin të shqetësuar.

Atëherë vendosi të thërrasë drejtuesit e PD në zyrë.

-Sot do bëjmë një provë gjenerale, tha.

Fola me atë burrin dhe është shumë mire, por ka ikur tek vila në Lalz. 

Më tha, “Muli, bëni një ditë pa mua”.

Kjo më nxiti fantazinë të bëjmë një provë gjenerale, si mund ta drejtojmë PD, pa Doktorin.

Larg qoftë jo se do t’i ndodhë gjë, por ne të japim një model që dhe ai të jetë i qetë.

-Shumë mire, tha Bylykbashi.

Unë po dal në konferencë shtypi në orën 10. Çfarë t’u themi ndonjë gjë sot?

-Duhet të flasësh si Doktori, i tha Muli.

Jo siç flet në seminare të OSBE.

Duhet që njerëzit ta kuptojnë që Doktori është gjallë.

Duhet të thuash: Edi Rama, vasal i Vuçiqit, puthador i Beogradit dhe Athinës, figura më e zezë botërore e drogës, njeriu më i adhuruar nga kriminelët, mik i Vladimir Putinit dhe gjithë kriminelëve botërore, sot do mbajë një konferencë antikorrupsion.

Ky është kulmi i hipokrizisë ndërkombëtare, është njësoj sikur Hitleri të merrte çmimin Nobel për Paqe.

Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Në orën 17:00 protesta para hotel Tiranës.

-Si protestë, tha Luçiano? Po duhet të ishim bërë gati.

-O zotëri, Doktori protestat në konferencë shtypi i lajmëron.

Pastaj i mbledh unë njerëzit. Ti lajmëroje njëherë, se prova janë.

-Po nuk erdhi njeri?

-Po ndaj janë prova gjenerale këto, të shikojmë a mbledhim dot njerëz pa Doktorin.

-Nga ana juridike, kur vdes kryetari, detyrën e merr nënkryetari, jo sekretari i Përgjithshëm, tha gjykatësja Kalaja, që ruan statutin e PD.

-Mbylle moj atë gojë ti, t’u thaftë goja, si do vdesë Doktori!

Ne po bëjmë prova këtu, nuk e kemi prej vërteti.

-Ua, se si më duket mua, tha zonja Karo.

Po unë tani nga duhet të shikoj me ëmbëlsi, nga Muli apo Bylykbashi?

Se me Doktorin e kisha të lehtë.

Këtu u prish mbledhja.

4 Komente

  1. N
    Nari

    Humor brilant,jo si ato pacavuret e Gjekes se markajve

    1. Z
      Zullumi

      Je i madh o Mero

      1. K
        Ku ka zë , s’është pa gjë !

        Mulit po i bie era KRYETAR !

        1. L
          Lomy

          Do ket pas ndonje krize epilepsie nga ato qe ka here pas here..

          Lini një Përgjigje