Sot ndërsa socialistët prisnin urime për ditëlindjen e tyre, Muli zbuloi se dhe shumë demokratë po uronin Lulin.
Lajmin ja dha Qim Peka:
-E ore vesh, i tha. Këta demokratët e Lulit, po urojnë Lulin për festën e PS.
-E di ai burri? -pyeti Muli për Doktorin.
-Me siguri do ta ketë marrë vesh. Kemi kapur SMS që ja çojnë Lulit dhe i thonë: - Gëzuar Ditëlindjen!
E bëjnë hapur fare.
-Më jep ca emra tia them atij burrit, -tha Muli.
-Po të them unë: Gaz Bardhi, Alibej, Oriola Pampuri, Jorida Tabaku, ca të them unë gjithë deputetet e PD. Kemi kapur 35 SMS nga depuetët e PD që e urojnë gëzuar diltndjen!
Ti e di që Doktori ua ka pas vënë telefonat në përgjim deputeteve. I kemi të gjitha.
-Kjo qenka skandal. Dmth ky i mbledh urimet dhe ja çon Edi Ramës në grup në emër të PD.
-Po besoj. Dhe ai i jep ndonjë tender.
-Ky qenka skandal i madh. Do t'ia them urgjent atij burrit.
Kemi të dhëna se dhe disa nga grupi i Doktorit i kanë çuar sms urimi Lulit. Dhe kjo duhet hetuar. -Kush?
-Po ai Tritani më duke ti ka çuar sms. Dhe dy të tjerë janë të dyshuar.
-Qenka skandal i madh tha Muli dhe u nsi për tek zyra e Doktorit.
Sa hyri e gjeti Doktorin duke shkruar.
-Çfarë po shkruan, i tha Muli.
-Po u bëj një urim këtyre socialistëve, që e kanë rithemeluar PS tre herë i tha Doktori.
-Kam të dhëna se edhe Lul Basha po i uron tha Muli, por po i uron në emër të PD. Kemi kapur shumë mesazhe të demokratëve që ja çojnë Lulit duke i thënë “gëzuar Ditlindjen”. Kjo tregon që ia po trafikon urimin në emër të PD për të të eklipsuar ty.
-Jo mos u mërzit. Edhe ai ka ditëlindjen sot. E ka në një ditë me PS.
-Siii. Po ti e ke ditur Doktor që ai ka lindur në një ditë me PS dhe na e ke vënë kryetar?
-Për hir të së vërtetës e kam marr vesh vonë, por mendova ndoshta e kemi fat, se këtyre socialistëve u ecën për pushtet. Por tani po e kuptoj që ata e kanë krijuar PS pikërisht në ditëlindjen tij, se e kanë ditur që ai ishte i tyre, dhe e kishin përgatitur për ta marr pas Fatos Nanos në krye. Ndaj e sollen dh eme 2005 ne Shqiperi. Por Edi Rama i zuri vendin dhe ky erdhi në PD më 2005, duke vazhduar bashkëpunimin me njëri tjetrin.
Lini një Përgjigje