Muli kërkon armpushim nga zonja Kokpalari 

18 Qershor 2022, 19:46Antena TEMA

Pas debateve të ashpra të zonjës Kokpalari me forumin rinor të PD, Muli i ka kërkuar sot përmes një letre, një armëpushim disa mujor, për shkak të situatës së vështirë deri në fillimin e sezonit ne shtator.

Për këtë Muli paraqiti një sërë arsyesh:

“E nderuara zonja Kokpalari! 

Lutemi transmetojini presidentit Trump nevojën e një armëpushimi disa mujor deri në fillimin e sezonit të ri parlamentar, kundër forumit rinor.

Unë dhe Doktori ju mbështesim plotësisht me mendje dhe zemër, por për nevoja taktike kemi nevojë për një armëpushim të shkurtër.

Së pari, gjatë këtyre muajve do ketë disa lëvizje të cilat nuk duhet të klasifikohen si lëvizje që janë diktuar nga konflikti juaj.

Fjala vjen, zonja Karo po zëvendësohet nga zoti Lela, dhe kjo nuk duhet të duket si një gjë e diktuar nga ky debat.

Që sot kam dëgjuar fjalë se pas Këlliçit, ju i kishit vënë syrin zonjës Karo, ndërkohë që unë e di që ti e ke shoqe e se bën këtë.

Nga ana tjetër zoti Lela, mund të ketë as ndonjë lidhje me Sorosin, por kjo nuk e bën doemos armik.

Ndaj nuk duhet të ngatërrojmë gjërat.

Së dyti, gjatë takimit në Baku zoti Meta ka kërkuar armëpushim, pasi raportet e tij të mira me forumin rinor të PD i shikon si sulm dhe ndaj tij.

Për këtë arsye nuk duhet të krijojmë keqkuptime, se zoti Meta ka respekt të palëkundur për ty.

Së treti, duhet të qetësojmë dhe disa grupe të tjera brenda PD, siç është forumi i grave, ku Albana ka që nga viti 2012 që nuk është zgjedhur kurrë.

Dhe duket sikur duhet ta zëvendesojmë me zonjën Karo.

Po ashtu Pëllumbi, roja i godinës, më kapi sot në mëngjes dhe më pyeti:

-Zoti Muli, me këtë bëhem unë, me zonjën Kokpalari apo zotin Këlliçi?

Nuk dija çfarë t’i thoja se ai i shkreti është djegur njëherë nga sherri me atë besëprerin.

Ndaj duhet një armëpushim t’i sqarojmë këto gjëra”.

1 Komente

  1. V
    Vezhguesi dixhital

    Mulin e keni keqkuptuar dhe nenvleresuar te gjithe. Dikur ne PD kur thonin "he se budalla u shkreti". Muli pak nga pak mbeti si bodyguard i Saliut, por me mandat deputeti sepse te gjithe miqte dhe dashamuresit e tij iken. Ky Muli duke u hequr si njeriu i Saliut u be ortak ne disa biznese. Sot Muli duhet te quhet Z. Muli sepse eshte pronar mjetesh, vilash, dyqamesh e apartamentesh ne Tirane dhe Bruksel. Kur pa Myftarin dhe Hamburgun i hyri qefi edhe i bananeve nga ekuadori me ate djalin e Dubait. Pra ky Trapi Mul nuk eshte aq budalla sa hiqet. Sa per moral nuk ka ngel vajze apo plake ne kembe pa i kerkuar Mulin pjeshken. Ky pra eshte modeli konservateor i Berishes dhe PD-se se rithemeluar. Z. Muli duhet ta portretizoni te plote dhe jo si nje cope idioti. Kjo sepse Muli ka luftuar te gjithe per te arritur te kete shifer me mbi 7 zero Euro nen dyshekun e kashtes qe e ruan qe nga koha kur jetonte ne Novosej. Muli eshte simboli i pabesise njerezore, i servilit dhe spiunit ordiner i cili ka arritur te shkelqeje sepse ne PD nuk ka asnje lloj konkurence.. PD ka falimentuar per sa kohe ka Mulet dhe ata servilet e tjere qe po e rrenojne ate. Duhet me urgjence krijimi i nje partie te djathte pa asnje ish komunist ne te. E djathta ka vlera si Tomorr Alizoti, Belind Kelliçi, Grigels Muçollari etj. Nuk mund te jete peng i Saliut, Mulit, Lulit apo klaneve te tyre.

    Lini një Përgjigje