Ish-zëvendës presidenti SHBA në kohën e Presidentit Trump, Mike Pense, vizitoi dje opozitën iraniane në Manëz dhe në takimin e organizuar ishin dhe përfaqësues politik të qeverisë dhe opozitës. Ajo që ishte shqetësuese kishte të bënte me Belon, pasi ai ishte aty si përfaqësues i grupit të Doktorit.
Ky gjest ngjalli një shqetësim serioz për Mulin.
Në konsultën e ditës me Lelon për Belon, Muli ngriti shqetësimin se si duhet ta paraqesim praninë e Belos tek Pense.
-Duhet të gjejmë një fabul, që të duket sikur e ka dërguar Doktori vetë, tha Lelo. Vetëm kështu zvogëlohet Belo. Po u duk sikur e ka çuar ambasada apo akoma më keq e ka kërkuar vetë Pense është keq.
-Po gjeja pra këtë fabulën, tha Muli. Ta dish që ai burri është tërbuar.
Më tha mua: O zotëri unë s'kam vdekur akoma që të shkojnë të tjerë në vend tim në aktivitete të tilla në emër të PD. Jo s'kam vdekur. Është e papranueshme. Ka të drejtë ajo zonja që thotë është njeriu i tyre. Se tani një respekt për Presidentin Trump duhet ta kemi. Nuk duhet të harrojmë që ky është besëpreri i Trumpit. Dhe besëpreri im me besëprerin e Trumpit e kuptoj. Por ky besëpreri i ri është i tepërt.
-E kuptoj tha Lelo që duhet të jetë bërë nervoz, por nuk është mirë të kuptohet se na dobëson. Duhet ta injorojmë. Dhe ta linkim Belon në shtyp, që Doktori e çoi në Manëz Belon, se kishte takim me avokatë avokatët në mbasdite.
-Çfarë është kjo ta “linkim Belon”, dmth ta lidhim Belon?
-Jo ta lidhim, po ta nxjerrim në shtyp sikur e kemi dërguar vet. Kështu qetësohet dhe zonja Kokpalari.
-O zotëri, unë dua të qetësoj atë burrin, se kush pjerdh për Kokpalarin. Nejse bë si të duash, vetëm atij djalit duhet t'i thuash se ai burri e quan këtë thike pas shpine. E para ka takuar një besëprerë të Trumpit, e dyta ka shkuar pa leje.
Lini një Përgjigje