Muli i shpjegon Lelos skemën e re të Doktorit për Belon 

23 Qershor 2022, 20:03Antena TEMA

Siç e kemi shpjeguar dhe më parë, Muli me Lelon janë angazhuar për një fabulë të re të zhvillimeve në PD, që t’i dëshmojnë ato përmes gjesteve të liderit të madh. D.m.th kur ai nuk ta jep dorën, e ke punën keq, kur ai të përshëndet e ke punën mirë, kur ai të heq vështrimin, ke probleme etj.

Sot Muli i shpjegoi Lelos, pse iu duhet një fabulë e mbështetjes së Doktorit për Belon.

-Doktori është i kënaqur nga këto daljet e fundit të Belos, tha Muli.

Kanë pasur efektin e duhur.

-Po, i tha Lelo. Shumë deputetë nga tanët që u distancuan para tre ditësh nga Belo, sot janë afruar dhe po dalin në foto me të.

Më duket se po na del fabula nga duart.

Po na bëhet më popullor se ç’duhet.

-Jo, i tha Muli. Skema është kjo.

Ne do bëjmë sikur Doktori është me Belon.

Kjo na shërben për të parë se kush nga deputetët do bëhet me të.

Pra do na shërbejë për të kuptuar nëse ka dhe njerëz të tjerë të dyshimte në radhët tona.

-E kuptova, tha Lelo. D.m.th Belo është si karem për të kuptuar kush janë të lëkundurit brenda nesh.

-Pak a shumë po. Kam shumë dyshime për ca tipa.

Ta shikojë një herë sa seriozë janë.

-E kuptova, tha Lelo. D.m.th unë duhet ta zhvilloj fabulën e fokusimit tek Belo.

-Ka shumë rendësi, tha Muli.

Belo duhet nxitur të bëjë deklarata të forta pro Doktorit, të sulmojë egër Alibeajn dhe Gaz Bardhin, të japë prova që i sulmon aq egër ata, sa të mos ketë shans të shkojë ndonjëherë me ta.

Kjo na siguron që ai nuk ka ku të shkojë.

Pastaj e dimë ne çfarë bëjmë.

Se ti je i ri dhe nuk e njeh atë burrin.

Ai në fillim të vë në provë.

Të kërkon të thuash gjëra të rënda për kundërshtarin, që të sigurohet që ti nuk ke ku shkon.

Pastaj fillojnë karriera brenda partisë.

Po qe se e ke bërë me gjysmë zemre, s’ke shans. 

-E kuptova, tha Lelo. Atëherë të fokusohemi tek Belo, tek deklarata e tij ekstreme dhe tek ata që e mbështesin.

Pastaj fokusohemi tek Kokpalari, që të bëjë përmbledhjen e re të armiqve.

-Shumë saktë,  tha Muli. Do kënaqet ai burri kur t'ia tregoj.

1 Komente

  1. G
    Gjergji

    Hahaha. Ky Lela mos eshte ai Lolua i Cilit mo? Ai kamarieri qe erdhi nga Amerika dhe e beri Naimi me doktorature na eshte bere bufetier ne PD e Sales. Hahaha, klounade e tera.

    Lini një Përgjigje