Meqë protesta e 7 korrikut është afër dhe shumë nga demokratët kanë hezituar të shprehin publikisht mbështetje për protestën, Muli sugjeroi sot në konsultën e mëngjesit me Lelon, disa kategori të tjera protestuesish që mund të mbushin sheshin.
-Ai burri është i mërzitur që nuk po ja mbështesin aleatët protestën veç Tit Vasilit. Na duhet të mobilizojmë popullin . Më tha, duhen gjetur shtatë arsye përse duhet protestuar më 7 Korrik.
-Patjetër, tha Lelo. Na duhet të gjejmë një fabul që të ngjisë dhe të duket spontane mbështetja.
-Shkruaj se i ka gjetur tha Muli.
E para. Gjithë maturantët që kanë marrë nota të këqija në provim dhe ata që nuk kanë marrë atë që pritej. Të ftohen në protesta. Më 8 korrik premtojmë që do ribëhet provimi.
E dyta. Gjithë bletërritësit që nuk marrë mjaltë sa duhet nga bletët për shkak të thatësirës. Thatësira është e shkaktuar nga Edi Rama se ka probleme me ujësjellësit. Të thirren në protestë dhe tu premtohet mjaltë në sezonin e vjeshtës.
E treta. Gjithë pronarët e shezlongeve që nuk kanë marrë fitimet e duhura deri tani. Më 8 korrik u premtojmë shezlongët plot, pasi sapo të mësohet rrëzimi i Edi Ramës, Evropa do vërshojë në Shqipërine e drejtuar nga Doktori.
E katërta. Gjithë shoferët e furgonave që janë gjobitur në fundjavë nga policia me gjoba kriminale duke u shkatërruar biznesin. Më 8 Korrik rimarrin patentat dhe rikthejmë lekët e gjobave mbrapsht.
E pesta. Gjithë rrugët e reja që hapen më 2 korrik si rruga Kardhiq Sarande, bypass i Vlorës, Bypass i Kuçit etj, shkatërrojnë një sërë biznesesh që mbeten jashtë rrugëve të reja dhe që nuk do kenë më klientë. Më 8 korrik u premtojmë se do të kenë licensa të reja në anë të rrugëve të reja të hapura.
E gjashta. Gjithë emigrantët e ikur jashtë shtetit këto 9 vite, duhet të kthehen me pushime në datën 6 në Shqipëri me qëllim që në datën 7 të jenë në shesh. Ne u premtojmë se në datën 8 do të kenë bileta kthimi falas.
E shtata, gjithë demokratët që mbështesin Lul Bashën, nëse vijnë në shesh më 7 Korrik, do të amnistohen dhe nuk do tu përmendet më as 8 janari, as 11 Dhjetori që i kemi pasur kundër. Do jetë dita e bashkimit të madh, mjafton të kenë një parullë kundër Lul Bashës në dorë.
-Si të duken?
-Si numër korrekt janë se i numërova, shtatë janë. Por puna është se dukemi si shtatë parti. Ne nuk po bashkohemi dot me këta të Lulit, jo të bashkohemi me këta 7 të tjerët.
-Nuk ke përvojë ti, i tha Muli. Doktorit i duhen këto deri një ditë para mitingut. Pas mitngut e cakton vetë ai se kush mori pjesë.
8.Duhet te ftohen ne pordheste dhe militantet e mustaqemiut te vetcvendosjes nga kosova Bojken Abazit qe nuk kane marre nenshtetesine shqiptare sepse dhe per keto e ka fajin Edi Rama. 9.Duhet te ftohen dhe peshkataret qe nuk kane zene peshkun e duhur ne det se dhe per ndotjen e detit e ka fajin Edi Rama. 10.Duhet te fohen gjithe maturantet ngelesa ne provimin e gjuhes shqipe se me 7 korrik do u njihet provimi i gjuhes shqipe. 11.Do te ftohen dhe gjithe shoferet qe kane marre gjoba per shkelje te rregullores se me 7 korrik do u falen gjobat. 12.Te ftohen dhe te gjithe qytetaret nga Tirana qe nuk kane arritur te blejne shtepi te dyte per pushime ne Durres, Gjiri Lalezit, apo Vlore e Sarande se dhe per kete e ka fajin Edi Rama dhe me 7 korrik do u jepen celsat e shtepise se dyte. 13.Te ftohen dhe gjithe fshataret qe nuk kane arritur dot te vjelin prodhimin e qershive se dhe per kete e ka fajin Edi Rama. Dhe me 7 korrik do ju a vjelim gjithe qershite . 14. te ftohen dhe gjithe shpellaret e Astirit me gruan me tufce ne krye , mashtruesen Lindita Protoduari qe bllokuan qarkullimin ne Tirane per 18 muaj se me 7 korrik do marrin demshperblim per kete akt heroik si dhe do marrin nga nje medalje teneqeje si dekorate.Kurse heroit te Astirit Klevis krricit te faro pace pilafit me 7 korrik do ti jepet grada e kapterit per aftesi te madhe organizimi si dhe per shfaqjen spektakolare me dy gishta lart , me kollare hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit.
Te shtohet dhe nje , per te gjithë e padeshiruarit e Kokalarit , perfshi Griden , Jozefinën dhe Belindin ! Me dt 8 do jenë të dëshiruar !