Sot ka pas ditëlindjen teta Lili dhe Muli u kap në befasi, ngaqë mban përmendësh vetëm ditëlindjen e Doktorit.
Në mëngjes, kur Doktori postoi fotografinë familjare, ishte shumë vonë.
Thirri Lelon se çfarë mund të bëhej për këtë.
-Është pak fabulë e vështirë, tha Lelo.
Vështire të kesh në fotografi katër vetë të akuzuar për korrupsion nga Amerika dhe të bësh lajm pozitiv.
Duhet të postojmë vetëm foton e Lilit, se për ata të tjerët është e vështirë.
-Po ne na duhet lajm për demokratët, jo për armiqtë tanë.
Ata të thonë çfarë të duan.
-Po dhe për demokratët duhet një fabulë inteligjente, pasi kjo që thotë superdhëndri për shembull tingëllon keq.
Ai thotë që teta Lili jeton vetëm me pensionin e vet.
Atëherë njerëzit pyesin:
-Çfarë kriminelësh i paska ky Saliu fëmijët, që nuk i japin mamas ndonjë lekë.
Vajza ka 250 apartamente tek ish-klubi Partizani.
Djali ka televizion, dyqane mode dhe llogari pa fund, kurse nënën e lënë vetëm me pension.
Nuk është mirë as kjo. Është nxituar ai.
-Po diçka që të krijojmë idenë që kjo është Nënë Tereza e demokratëve?
-Po dhe kjo pak e vështirë, pasi duhet të ndërtojmë një fabulë që kjo jep nga pasuria e saj për demokratët.
Pak e vështirë, se do na dalë ndonjë nga këta që kuron fëmijët dhe kjo u merr lekë.
Vetëm po pranoi ndonjëri që të thotë dikur kam qenë autik dhe sa më preku teta Lili u bëra njeri normal.
-Po shumë mire, kjo duhet bërë.
Ta gjejmë njërin që ta thotë këtë.
-Dakord jam. Dhe po nuk gjetëm, mund ta thuash dhe ti.
E besueshme është.
hahaha me lot!!! rrofshin rrotat si Muli!!