Muli shpall fitoren e parë të 7 korrikut mbi Gjykatën e Apelit 

4 Korrik 2022, 20:09Antena TEMA

Sot Muli vendosi të shpallë fitoren e parë që arriti mitingu i 7 korrikut.

Ajo ka të bëjë me gjyqin ndaj Salianjit.

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk guxoi të mblidhej të merrte vendim për Salianjin, për shkak të protestës së 7 korrikut.

I gëzuar, Muli thirri Lelon se si ta bënin më popullore këtë çështje.

-Ta ndërtojmë një fabulë për këta njerëzit që thonë Doktorin do ta arrestojnë, tha Lelo.

Dhe tu themi, “atyre nuk ua mban të arrestojnë Salianjin, jo më Saliun”.

-Jo io zotëri, si ta nxë goja që duhet të arrestojnë atë burrin. 

-Po nuk është se do ta arrestojnë, por të ka plot njerëz që e mendojnë kështu.

Duhet t’u heqim frikën.

-Jo or zotëri, si mund ta mendoj njeriu që arrestohet ai burrë.

As mos të shkojë në mendje.

Lëre nuk bën kjo fabulë, gjej një tjetër.

Për shembull gjej një fabulë ku të thuhet që Salianji shpëtoi se u bë me 7 korrikun, ndryshe do dënohej.

Kjo po na intereson.

Se kështu mund të bëhet dhe Luli me ne, se dhe ai ka proces në gjykim.

-Po shumë mire, këtë e bëjmë, tha Lelo.

Kjo na intereson dhe për ata çunat që do thyejnë ndonjë xham atë ditë, që të mos kenë frikë se arrestohen, se nuk i lë Doktori t’i arrestojë policia.

Nuk është si Lul Basha ky.

-Bravo, ja në këtë drejtim duhet të punosh. 

-Ja po e mendoj se si të krijoj një fabulë me Salianjin.

Po gjej ca pamje nga gjyqi i parë i Salianjit kur ishte me Lulin dhe u dënua me burg, dhe pamjet e sotme që është me Doktorin dhe gjyqtarëve nuk u mban të vijnë në sallë.

-Shumë mirë. Kjo do t’u japë zemër gjithë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, të bëhen me Doktorin.

Ai do jetë momenti i fitores.

Lini një Përgjigje