Muli i dëshpëruar që policia ka bërë lojë me portofolin e humbur të folësit në miting 

9 Korrik 2022, 20:11Antena TEMA

Siç u njoftuam dje, Muli mori një letër anonime, ku dikush nga Durrësi, që pretendonte që kishte gjetur portofolin e folësit në miting, por që zbulonte se kishte një sërë të dhënash për të si hoxhë mysliman radikal, i martuar me libaneze, me probleme financiare, me një organizatë islamike etj.

Të dhënat e hollësishme ngjallën që dje dyshime tek Muli, se personi që ka gjetur portofolin nuk është njeri i zakonshëm.

Dyshimet e tij u vërtetuan.

Sapo kishte përfunduar bashkëbisedimin me Mulin, njeriu anonim kishte kontaktuar humbësin e portofolit, duke i thënë të paraqitej në polici dhe ta merrte.

Kjo shtoi dyshimet e Mulit se pas këtij operacioni ka qëndruar vetë Bled Çuçi dhe SHISH, të cilët kanë bërë lojë me portofolin e tij.

Për këtë u konsultua me Lelon, se si mund ta demaskonin këtë akt të Çuçit.

-Na duhet një fabulë, tha Lelo.

Në mitingun tjetër e nxjerrim të flasë përsëri, dhe në vend të kartave të kreditit që kishte këtë radhë, dhe ID e babait, të fusim disa informacione të rëndësishme për të çorientuar policinë.

Fjala vjen, të skicojmë një atentat ndaj Lul Bashës, ose ndonjë rrëmbim të Enkelejd Alibeaj duke ikur për Mallakastër.

Të shikojmë si do reagojë policia.

Nëse vihet në lëvizje, atëherë personi në fjalë është nën ndjekje të tyre.

Nëse nuk vihet në lëvizje, atëherë ky person është njeri i tyre i infiltruar tek ne.

-Ke të drejtë, tha Muli.

S’më kishte shkuar mendja.

 

Lini një Përgjigje