Muli u surprizua nga superdhëndri për komplotin e Sri Lankës

11 Korrik 2022, 18:32Antena TEMA

Muli u befasua dje nga një postim i superdhëndrit, i cili zbuloi se rrëmujat në Sri Lanka i ka bërë Erion Veliaj me Aleks Sorosin, të cilët kanë dashur të sjellin në pushtet një qeveri të lidhur me Sorosin në SHBA.

Shumë nga faktet Muli nuk i di, ngaqë nuk lexon dot dhe lajme në anglisht, dhe zbulimi i superdhëndrit e la pa frymë.

Thirri Lelon se si mund ta bënin më popullore këtë çështje.

-Është pak e vështirë,- tha Lelo, që ta bëjmë dhe popullore, edhe t’ia japim meritat dhe Erion Veliaj.

Nëse themi që do ta bëjmë si në Sri Lanka, duhet të themi që Sri Lankën e bënë udhëheqës që janë aleatë tanët, jo të Erion Veliajt.

Pra mund të themi e ka bërë Rusia, Putini apo dikush tjetër, por jo Sorosi.

Se po thamë Sorosi, na bie fabula.

Pastaj i bie që këtu trazirat t’i udhëheqë Erion Veliaj dhe ta marrë ai pushtetin, dhe ne të ngelemi me gisht në gojë.

-S’më kishte shkuar mendja këtu, tha Muli. Ke të drejtë.

Duhet tia shpjegojmë dhe këtij superdhëndrit këtë, tha Muli.

-Mund t'ia shpjegojmë, por varet sa kupton,- tha Lelo.

Se inatin më të madh ata protestuesit në Sri Lanka e kishin me rezidencën e presidentit, se qe e madhe.

Merre me mend t’u thotë Erion Veliaj këtu që shkoni tek kompleksi “Partizani”, se ka superdhëndri 250 apartamente.

Lëshohet gjithë Bathorja aty dhe na fut sherrin brenda familjes politike.

-Ke të drejtë, tha Muli. Ja paska fut kot.

Po si të bëjmë një fabulë që të themi se dhe këtu populli do t’ua bëjë këtyre të pushtetit si në Sri Lanka?

-Kjo po mund të bëhet, tha Lelo.

Por duhet të nxisim qeverinë të mbyllë pikat e Kastratit, që të shkaktohet revoltë.

-A, jo jo. Lere fare, tha Muli. Nuk ja vleka.

1 Komente

  1. s
    studenti

    Humor me te bukur nuk ka, jam kenaqur me Lelon dhe fabulen qe nuk kupton Muli.

    Lini një Përgjigje