Deklarata e re e Doktorit se Fatos Nanon nuk e ka arrestuar ai, por Shane Korbeci, futi në mendime Mulin.
Thirri Lelon për konsultime se si mund ta sqaronin më mirë këtë çështje.
-Çfarë ka qenë ky Shane Korbeci, pyeti Muli, Prokuror?
-Jo, ministër i Tregtisë, i tha Lelo.
-Po si e paska futur ky në burg Fatos Nanon që tha Doktori?
-Po Doktori ka dashur të thotë që Fatos Nanon e tradhtuan të vetët,- tha Lelo.
-Po si mund ta sqarojmë këtë për opinionin- tha Muli. Na duhet një fabulë siç thua ti.
-E kemi gati, tha Lelo. Bëhet fjala për një besëprerë të Fatos Nanos. Ne marrim besëprerin tonë Lulin. Ndërtojmë një fabulë që Luli ka denoncuar Doktorin në SHBA, e ka furnizuar ata me fakte të pavërteta ndaj dhe ata e dënuan Doktorin.
-Kjo qenka shumë e bukur,- tha Muli.
-Pastaj ngjarjet zhvillohen sipas skenarit të Fatos Nanos. Doktori do futet në burg, pastaj do plasin revolta popullore pas pesë vitesh dhe Doktori do dalë nga burgu.
-Sa vjeç i bie Doktori atëherë,- tha Muli?
Nëse e fusin sivjet del 82 vjeç, nëse e fusin mot del 83 vjeç. Pas kësaj ai vjen në pushtet.
Kjo qenka e bukur, por zgjatka pak, tha Muli. Sikur ta bëjmë që Doktori dënohet vetëm një vit e del nga burgu?
-E bëjmë sa të duash tha Lelo, por puna është që pastaj Luli nuk ngjan me Shane Korbecin dhe Nano nuk ngjan me Doktorin.
Me humor te sakte nuk gjen . Kerko sa te duash .Zgalem
Fantastike! Agron Gjekmarkaj I afrohet - 20%!!!