Sot iranianët publikuan email-et e Presidencës, duke bërë publike gjithë komunikimet e këshilltarëve të Ilir Metëës.
Muli thirri Lelon me urgjencë për të diskutuar se çfarë pasojash mund të ketë kjo mbi opozitën, meqë Meta është aleat i Doktorit.
-Mendoj se pasoja më e rrezikshme është që Meta të bëhet paranojak e të thotë që këto mi ka nxjerrë Doktori, ngaqë ky grupi është i lidhur me disa faqe që janë fansa të Doktorit.
Ai është tip që nuk beson shumë dhe kjo gjë mund ta nxisë të besojë se këtë ja ka bërë Doktori, për ta diskretituar.
-Po deri tani vetëm email-et e gruas së Aldos kanë dalë, tha Muli.
Dhe ajo streçe dhe rroba palestre ka porositur.
-Ky është një detaj i rëndësishëm, tha Lelo.
Meqë Aldo është me Doktorin, Meta mund të dyshojë se është bërë për të fshehur gjurmët .
-Jam kurioz të di se çfarë kanë në email-et e këtyre të tjerëve, tha Muli.
-Po me siguri muhabete grash, çfarë do ketë tjetër, tha Lelo.
Ata pa punë kanë qenë, ç’muhabete do bënin.
-Po çfarë mund të sajojmë diçka, që ta zbehim si skandal?
Se po na u çmend dhe Meta tani, do mbetemi keq.
-Duhet të themi që këto i ka hakeruar Edi Rama, tha Lelo.
Madje pas këtij grupit Homland Security qëndron Edi Rama.
Ai ka bërë publike të dhënat e shqiptarëve, të dhënat bankare, rrogat etj.
Tani po fillon të bëj publike email-et e Metës dhe më pas të Doktorit.
Duhet të bëjmë thirrje që të mos i besojnë ato email-e, se janë të manipuluara nga Rama.
Ndryshe nuk ka mundësi që gruaja e Aldos të porosisë rroba për vete dhe për Aldon asgjë, asnjë kostum sporti.
D.m.th ai nuk po bën përgatitje për revolucion.
Duan të fusin dhe sherr brenda familjes.
Është tipike e Edi Ramës.
Lini një Përgjigje