Rivaliteti që ka shpërthyer mes Belos dhe Gazit po e shqetëson Mulin. Edhe pse Muli është me Belon, porosia e Doktorit është që Gazi na duhet deri në zgjedhje..
Kështu rivaliteti i parë u shfaq ditën që do arrestoheshin drejtorët që kishte denoncuar Belo. Gazi doli paradite dhe denoncoi Olsin.
Pastaj Belo ja mori hakun në Tv tha që ai denoncimi i gazit ishte përsëritje e denoncimit të Doktorit.
E gjithë kjo Mulit i krijon idenë e rrezikut të përçarjes përsëri.
-Duhet ta ndalim këtë gjë i tha Lelos. Sajo ndonjë debat tjetër që të dukemi të bashkuar.
-Po e vështirë tha Lelo, se ne mirë që jemi të përçarë vet po i duam të përçare dhe socialistët. Njëra palë na bëhet me Lalin një me Ramën ndërkohë që Lali me Ramën janë bahskë. Ne u qajmë hallin. Të paktën të bëhet një me Lalin një me Belën.
-Dhe ajo fabulë ra tha Muli se prokurori që ka arrestuar drejtorët e Belës ka arrestuar dhe drejtorët e Lalit. Nuk pi më ujë.
-Atëherë të gjejmë një gjë më të fort që të bashkohemi në ndonjë aksion tha Lelo. Për shembull të bashkohemi tek amnistia.
-Dhe aty kemi të ndarë tha Muli, se Gazi është kundër Salianjit, ne jemi pro.
-Po mirë atëherë të bashkohemi tek reforma zgjedhore. Të fokusohemi aty.
-Vështirë do jetë tha Muli, se Gazi do lista të hapura, se e di që nuk e vëmë në vend të mirë, Belo do listë të mbyllur se e di që do jetë i pari i Tiranës.
-Po mirë atëherë të shikomë mos bëjmë betejë të përbashkët për këto komisionet hetimore për shëndetësinë.
-Dhe aty nuk bashkojmë gjë tha Muli, se Albana nuk e lë Gazin as të flas fare. E do për vete.
-Po sdi ctë them atëherë tha Lelo. E vetmja pikë që bashkohen të gjitha palët është që Doktori të jetë kryetar i përjetshëm i PD. Të luftojmë ta futim në statut të partisë këtë. Prap do zihen se kush është numri 2 tha Muli. Se unë nuk u hap rrugë.
-Atëherë nuk kemi shans tha Lelo. Më mirë të themi i kemi ndarë detyrat, disa të sulmojnë Lalin disa Ramën, që të hutojmë kundërshtarin.
Të bëmë sikur e bëjmë vet me dëshirë. Ndryshe nuk ja dalim dot.
Lini një Përgjigje