Muli në përpjekje si të zbusë sulmin ndaj SPAK 

6 Prill 2024, 20:08Antena TEMA

Pas deklaratës së ashpër të Mulit kundër SPAK, se kur të vijnë në pushtet do ta zhbëjnë SPAK, Lelo u shqetësua seriozisht. 

-Bëre gabim, i tha Lelo, që tregove strategjinë tonë.

Nuk duhet t’ua tregojmë.

Ti i thua një krimineli që ka armën në dorë, që kur të kem unë armë, do të vras.

Po ai e ka në dorë, të vret. 

-Ke të drejtë, tha Muli. Më iku goja. Duhet ta korrigjojmë.  

Në fund të fundit dhe Dumanit i iku goja në KLP dhe tha që gjykatat duhet të japin të njëjtat vendime si SPAK, pastaj e korrigjoi.

Dhe unë njeri i gjallë jam, duhet ta korrigjoj. 

-Puna është se si ta themi, tha Lelo.

Duhet ta bëjmë me kujdes.

Të themi për shembull se ideja jonë për ta reformuar SPAK ka të bëjë me faktin që ne po forcojmë strukturat e partisë, duke thirrur aty gjyqtarë të njohur si Gjin Gjoni. 

D.m.th t’u tregojmë se tani e tutje ne do jemi një parti e blinduar me kuadro nga drejtësia. 

-Kam frikë se në vend që të ndreqim vetullat, do nxjerrim sytë tha, Muli.

Do na fusin dhe Gjinin në hetim, në vend që të trembim ata. 

Duhet një gjë më e besueshme. 

-Më e besueshme është t’u çojmë fjalë mos u trembni se nuk vijmë në pushtet, tha Lelo.

Vetëm kështu mund të qetësohen. 

-Atë e dinë vetë ata, tha Muli, s’ka nevojë t’u çosh fjalë.

Puna është që të mos e ha unë gjithë inatin që kanë me ne.

Se po më hapin letrat si kam marrë katër shtëpi në Sarandë nga Enti i Banesave, për dy vëllezërit, nusen e vëllait, dhe motrën, kur isha vet kryetar i Bordit të Entit Banesave e deri tek hetimet për tenderat si ish- minister, më nxijnë jetën pastaj. 

-Atëherë të themi që Muli nuk tha do ta shkrijmë SPAK, por e kishte fjalën simbolike, që do ta shkrijmë në punë, d.m.th do punojnë natë e ditë kur të vijmë në pushtet. 

Lini një Përgjigje