Muli u vu dje në siklet, pasi i provuan që ai ka marrë pjesë në seancë plenare më 4 prill, ndërkohë që dënimi i mbaronte më 5 prill.
Në fakt ai vet ishte në dilemë a ta paraqiste këtë si heroizëm, apo të fshihte.
Lelo e porositi të mos e bënte publik, se dukej si pazar me Ramën.
-Nëse thua që e kisha dënimin deri më 5 prill, por mora pjesë duke mos pyetur për Ramën, nuk ta beson njeri, i tha Lelo.
Do thonë këta janë në pazar me njëri -tjetrin dhe Rama e ka lejuar.
Aq më tepër që komandanti i ri i Gardës e di çdo të thotë të tolerojë këtë gjë.
-Po tani që doli, si ta interpretojmë, tha Muli?
-Tani thuaj është faji i socialistëve që u ra vigjilenca nga marrëveshja me ne.
Por jo se kishim pazar.
-Po këtë hall kam, tha Muli, se mos bëj ndonjë dëm kot.
Do marrin më qafë këtë Linditën.
Se tek ajo dyshojnë si ideatore e marrëveshjes me ne.
-Po Lindita të thotë ja kam deleguar Gjekmarkajt këto dënimet dhe ai pastaj thotë desha dhe e lashë, se s’kanë çfarë t’i bëjnë.
Ke dhe një mundësi tjetër, të thuash kisha harruar fare që isha dënuar dhe kjo për ty besohet menjëherë.
-Po kjo qenka më e mire, tha Muli.
-Patjetër, tha Lelo. Maksimumi do thonë që, pak halle ka Muli, të mbajë mend dhe kur është dënuar.
Ti s'mbaje mend që ishte burgosur në Prizren më ‘91, e jo të mbash mend që të ka internuar Lindita.
Lini një Përgjigje