Muli filloi të përgatisë sot sallën e mbledhjes së përbashkët të deputetëve.
Më në fund u ra dakord që mbledhja të bëhet në SHQUP, pasi aty ka vend për gjithë deputetët.
Për të krijuar një klimë pozitive, u vendos që grupi i deputetëve të Gazit që do të shkojnë në mbledhje, të shoqërohen nga hyrja e derës kryesore deri në sallë nga Ed Paloka, me qëllim që të mos i ngacmojë njeri.
Po ashtu do largohen nga mjediset e SHQUP, rojet private që mbajnë në xhep fotot e deputeteve të Gazit për t’i rrahur ku t’i gjejnë.
Atyre do t’u hiqen fotot dhe nuk do jenë më objekt sulmi.
Vendosja në sallë është një detaj tjetër.
Deputetët e Doktorit do rrinë djathtas, deputet e Gazit majtas, kurse në mes do rrinë deputetet e Metës.
Dash Shehi dhe Gon Duka do rrijnë në fund.
Doktori nuk do hyjë në sallë qysh në fillim.
Gazi do hapë mbledhjen, do bëjë apelin, do deklarojë krijimin e grupit dhe pastaj në sallë do hyjë Dokori.
Nuk do ketë debat për këtë çështje dhe ideja është që të gjithë të bashkohemi rreth grupit parlamentar.
Në mur do vendoset slogani: “Më të bashkuar, më të fortë”, kurse emri i grupit të ri parlamentar mendohet të jetë “Grupi i Lirisë”.
Kështu askush nuk e akuzon dot më që është grupi i Berishës apo i babait të Zenit, siç i pat thënë Gazi.
Burrat e kanë zakon që gratë nuk i fyejnë, kështu që nuk e shan njeri “Grupin e Lirisë”.
Lini një Përgjigje