Muli përgatitet për mbledhjen e përbashkët me Gaz Bardhin 

3 Shtator 2023, 20:51Antena TEMA

Të martën deputetët e Mulit do të takohen me deputetët e Gazit, për herë të parë pas 8 janarit, 2022, kur ata u përleshën me njëri-tjetrin. 
Takimi pritet të ketë shumë emocione, dhe gjeste falje ndaj njëri-tjetrit. 
Për këtë Muli ka marrë masa që të ketë disa ngjarje që të lënë mbresa. 
Lelo i propozoi që në fillim të takimit të shfaqet videoja e superdhëndërrit më 8 janar, që filmonte heronjtë e sulmit mbi godinën buzë Lanës, dhe akuzonte Lulin se ka marrë strajca me lek. 
Ajo video do të emocionojë të dy palët por sidomos deputetët e Gazit që nuk e kanë ditur që ai maskara ka pas marrë strajce me lek nga Edi Rama për ato dyert e blinduara. 
Pastaj takimi do të vijojë me shfaqjen e Salianjit me shkop bezbolli në dorë. Pas kësaj pritet që Salinji të ngrihet dhe t'i dorëzojë shkopin Mulit në shenjë pajtimi. 
Por do të ketë gjeste dhe nga deputetët e Mulit. Albana Vokshi do t'i dorëzojë Jordia Tabakut çelësin kopje të zyrës së Forumit të Gruas, meqë ka 11 vjet që nuk lë asnjë grua të hyjë brenda. 
Pas krijimit të kësaj klimës pozitive ndaj njëri-tjetrit, në sallë do të hyjë Doktori dhe gjithë deputetët do të ngrihen në këmbë duke brohoritur. 
Këtu Muli ka parashikuar që Gazi nuk do të duartrokasë dhe nuk do ngrihet në këmbë. Pasi të mbarojë zhurma ai do marrë prapë fjalën dhe do thotë: Nuk është koha për duartokitje dhe lëvdata për Doktorin, por është koha t'i tregojmë vendin Lul Bashës. 
Këtu do ketë një shpërthim të ri duartrokitjesh dhe fillon mbledhja e përbashkët e deputetëve. 
Doktori do të hapë mbledhjen duke thënë mirë se erdhët në selinë e PD. 
Pastaj do të ngrohet Gazi dhe do ti dorëzojë vulën, duke i thënë ta gëzoni vulën se e meritoni. Lul Basha ka vetëm logon. Ne kemi dhe selinë dhe vulën. Tani dhe pushteti na duhet që t'i marrim Edi Ramës dhe nuk kemi nevojë për gjë tjetër. 
 
 
 

Lini një Përgjigje