Deklarata e sotme të Ilir Metës se partia e tij do të bashkëpunojë me gjithë faktorët opozitarë, e futi në mendime Mulin.
-Ne po sakrifikojmë i tha Lelos dhe nuk po regjistrojmë partinë, vetëm që të jemi me Ilir Metën. Ky thotë do të shikoj dhe të tjerët. Për kë e ka fjalën?
-Mund ta ketë për Shehin dhe Dukën tha Lelo.
-Po jo mo, ata me ne janë tha Muli, ca do bashkëpunojë. Puna është se mos e ka syrin tek Luli. Dhe kjo pastaj do na hedh poshtë gjithë investimin që kemi bërë për atë. Se pastaj komisionerët ndahen mes tij dhe Lulit dhe ne mbetemi pa asnjë.
-Nuk besoj tha Lelo. Por ai shquhet për provokime. Kërkon të na vërë në lëvizje. Ne duhet të japim fjalë që e ka për grupin e Gaz Bardhit.
-Po Grupi. I Gaz Bardhit ka ardhur tek ne.
-Po, por ai do që të shkojnë drejt e tek ai me sa duket. Dhe kjo Lindita që nuk po e ndan akoma muhabetin, a është Gazi, a është Açķa kryetar grupi, duket që po e ndihmon.
-Unë kam dyshime më të forta tha Muli. Ai do të na nxjerrë më vete para zgjedhjeve, dhe pastaj do bëj sikur do shpallë një iniciativë për tu bashkuar të gjithë në një logo, edhe këta të Lulit dhe ai të jetë i pari i koalicionit.
-Po pse ta bëjë këtë, tha Lelo. Çfarë leverdie ka?
-Do të na gjunjëzojë, ose ta pranojmë zyrtarisht për udhëheqës të opozitës ose të ikë nga Ed Rama pas zgjedhjeve. Shumë e thjeshtë. Nuk duron dot tre mandate në opozitë ai. Duroi shumë.
Lini një Përgjigje