Muli porosit kafe tepër për takimin me Gaz me Bardhin 

13 Shtator 2023, 18:35Antena TEMA

Muli kishte marrë sot masat që takimi me Gaz Bardhin të shkonte pa incidente. Për këtë kishte porositur rreth 50 kafe, sandviçë dhe disa pije të ishin në gatishmëri. 
Por me fillimin e mbledhjes banakierja mbërriti e shqetësuar.  
-Shef kemi porositur kafe tepër, tha. Unë kam porositur 45, ata janë 31. 
-S'ka problem tha Muli. A nuk i kthen dot? 
-I kthej tha ajo, por e kupton kjo e Klubit që nuk kanë ardhur deputetët. 
-Atëherë bëjua dopio këtyre deputetëve tanë, tha Muli që të mos kuptohet.  
-Dakord tha banakierja. 
Pastaj u afrua prape. 
-Po këto sandviçët çfarë t'i bëj që janë tepër. 
-Jepu rojeve jashtë. Thuaj i keni nga Muli për durimin që keni treguar duke mos sharë deputetët e Gazit kur hynë në oborr. 
-Dakord tha banakierja. 
Ndërkohë mbërriti Lelo, i cili kishte bërë gati tezat që do paraqisnin në takim. 
-Kanë filluar nuk vijnë të gjithë i tha Muli. Si do t'ia bëjmë, sot gjysma e grupit Gazit nuk ka ardhur. 
-Epo ça të bëjmë tha Lelo . Qyl i kemi. Të vijnë sa të vijnë.  
-Kam frikë se do na deinkurajojne dhe këta tanët tha Muli, se mezi u dhamë zemër duke u thënë do vij gazi, do vij Gazi. 
-Epo ça të them unë tha Lelo. Ne u thamë vjen Gazi fatndjellës, por këta e shikojnë akoma si Gaz lotsjellës. 
 

1 Komente

  1. A
    Anatoli

    Tallesh me Mulin por ai e ka vilen 750 000 Evro.

    Lini një Përgjigje