Lajmi se Luli është emëruar nga Këshilli i Evropës si reporter për konfiskimin e pareve ruse në Ukrainë e shqetësoi Mulin.
-Si është e mundur kjo, tha?
Nuk e dinë këta evropianët që ky është agjent rus dhe ka marrë para ruse?
-Ndoshta e bëjnë si provokim, tha Lelo, që ta kundërshtojnë ukrainasit.
Mund të jetë skemë ta diskreditojnë.
-Doktori duhet të flasë, tha Muli, dhe ta diskretitojë këtë emërim të bërë nga McGonigali, i cili kërkon të pastrojë historinë me para ruse.
-Unë mendoj mos të nxitohemi, tha Lelo.
Të shikojmë njëherë çfarë detyre konkrete do ketë.
Nëse vërtet ka në dorë konfiskimet, atëherë është problem i madh, se ai mund të bëjë para të madhe aty dhe kjo është dorë e amerikanëve për t'iu dhënë para.
-E vetmja mënyrë është ta diskretitojmë, tha Muli.
Ta detyrojmë SHBA dhe Këshillin e Evropës të tërhiqen nga ky emërim.
Ky qenka si OFL e Perëndimit në Ukrainë, do shqepet në lekë.
-Duhet të luftojmë në dy plane, tha Lelo.
Jashtë duhet të themi që është agjent rus dhe nuk i duhet dhënë ajo detyrë.
Këtu brenda duhet të hapim fjalë se e kanë vënë amerikanët për të kuptuar lidhjet ruse të tij, për të parë kë do fali nga oligarkët rusë.
Dhe pastaj ta diskreditojnë. Duhet pak luftë e kujdesshme.
-Po sa i ecën këtij njeriu për lekë mo burrë, tha Muli.
Dhe me një grusht vota, drejt e tek lekët shkon.
Si s’na eci njëherë ne.
Lini një Përgjigje