Sot Muli ka ngritur dyshimet e para për Gazin.
Duke lexuar shtypin ku Gazi cilësohet si pretendent për të marrë drejtimin e Foltores, e kapi dyshimi se mund të jetë i infiltruar.
-Sa shanse ka që këta amerikanët dhe britanikët të na e kanë futur si të infiltruar për të prishur Foltoren, i tha, Muli Lelos?
-Nuk e di, tha Lelo. Më duket shumë e vështirë, por duhet ta testojmë.
-Si ta testojmë, i tha Muli?
-Në fillim duhet t’i themi, të kërkojë të falur për ato që ka thënë për Doktorin.
Nëse nuk pranon, atëhere ta zbusim pak e t’i themi të pranojë që do jetë ushtar i thjeshtë në Foltore.
-Po nuk e pranoi dhe këtë?
-S’ka çfarë bën, se nuk i merr dot të gjithë ata që ka sjellë e të iki prapë tek Luli.
Tani nuk ka ku shkon më. Vetëm po na iku tek Dash Shehi.
-Duhet parë kjo punë, tha Muli, se e kam shumë frikë.
E dëgjova sot dhe tha kryesore janë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
D.m.th sipas tij ai nuk ka heq dorë nga ideja që Doktori e meriton “non grata”-n.
Kjo na prish shumë punë. Se do shfryhet gjithë ky sukses që arritëm.
-Atëherë t’i kërkojmë që të dënojë aktin e “non grata”-s që McGonigali ja ka vënë Doktorit në bashkëpunim me Ramën dhe Lulin, tha Lelo.
-Ta provojmë, tha Muli, po vështirë do jetë.
Po qe se nuk jemi të sigurtë, më mirë mos t'ia themi fare, ta shtyjmë ca kohë të duket si sukses.
Natyrisht, ju bëni shaka. Si rregull shakaja është gjysma e të vërtetës. Por unë mendoj se kjo është 100% e vërtetë. Berishën këtë radhë po e sulmojnë me marifetet që ai vetë i ka shumë për zëmër.
antena eshte me serioze se editorialet e meros
SUPER...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!