Muli i shqetësuar që Doktori do më shumë Gaz Bardhin 

5 Shtator 2023, 20:23Antena TEMA

Gjatë ditës së sotme Muli pati disa turbullime.

Thirri Lelon t'ia shpjegonte se çfarë shenja ishin këto.

-Në një moment Doktori më pa në ys dhe më tha Gazi merr karrigen, ulu këtu.

-Jam Muli, i thashë.

-Po dakord, merri një karrige Gazit.

Në fillim nuk e vura re, por pastaj pasi mbaroi takimi dhe deputetë do shpërndaheshin, ai më tha: Gazi duhet të pimë një kafe tani.

Nuk i rashë në sy, po i thashë Gazit se do pimë një kafe me Doktorin.

Çfarë të jetë kjo, i tha Lelos?

-Ka një shpjegim mjekësor, tha Lelo.

I ka ngel në subkoshiencë emri i tij, e ka traumatizuar.

Ndaj i ka ngel emri në mendje dhe nuk i hiqet nga mendja.

-Qenka e rëndë kjo, tha. Nuk duhet ta hapim këtë fjalë se i rriten shumë pikët Gazit.

Si mund të traumatizohet Doktori i madh nga Gazi i vogël?

-Ndodh, i tha Lelo. E njeh shkenca.

Pastaj i kthehet në dashuri e gjitha. 

-Nuk e di, tha Muli, por jam shumë i shqetësuar.

Ka gjithë ditën që me flet në emër të Gazit.

Më duket fundi i botës.

-Kalon shpejt, tha Lelo.

Sa të fillojnë sherret e para dhe kthehet prapë tek ty.

Lini një Përgjigje