Tërheqja e Lulit nga Kukësi e ka futur në shqetësime Mulin.
Duke diskutuar këtë temë me Lelon, Muli arriti në përfundimin se tërheqja është e qëllimshme të diskretitojë Doktorin.
-Duhet të përgatisim opinionin publik se fajin për humbjen e Kukësit ka Luli që u tërhoq nga zgjedhjet tha Muli.
-Po si tua mbushim mendjen tha Lelo. Se ai thotë ua lash fushën bosh.
-Jo zotëri ai e ka fajin tha Muli. Duhet tua shpjegojmë qartë. Tu themi se po të ishte Luli në garë demokratët do nxeheshin dhe do dilnin të gjithë në votime për Doktorin. Duke mos marrë pjesë Luli, demokratët janë në gjumë se u duket vetja të bashkuar dhe do na mundë Ed Rama. Prandaj duhet ti bindim se kjo është skemë që do të fitojë Edi Rama.
-Po shumë bukur tha Lelo. Shko në takim në Kukës dhe thuaje këtë në mitng.
-Unë nuk shkel në Kukës. Më kollaj shkel në Himarë dhe mbroj Bollanon se të shkoj në Kukës. Ata më kanë bërë armik, dhe më shumë më kanë inat mua se Lulin. Po shkova unë i shtoj dhe më shumë shanse Ramës.
-Atëherë po e përçojmë mesazhin në media tha Lelo. Rëndësi ka që ta kuptojnë se Lul Basha dhe kur merr pjesë dhe kur nuk merr pjesë e ka kundër nesh. Për këtë duhet të sqarohen njëherë e përgjithmonë.
Lini një Përgjigje