Muli kërkon një zgjidhje për këta që shajnë Gazin 

7 Shtator 2023, 20:51Antena TEMA

 Muli thirri sot Lelon se si të gjenin një zgjidhje për këtë që shajnë Gazin pa leje. 
-Po vështirë e kemi tha Lelo, se këta nuk para pyesin njeri kur vjen fjala tek DOktori. 
-E di tha Muli, por u duhet thënë që është interesi i Doktorit. 
-Ua themi tha Lelo, por nuk durojnë dot. Duhet të gjejmë një fabulë më të besueshme. 
Tu themi që Gazi ka qenë i infiltruar i Doktorit tek Luli dhe i është dashur të shajë Doktorin, ndaj tani që u rikthye nuk duhet sulmuar. Ka qenë si Pal Mlyshi. 
-Jo zotëri se Pal Mlyshin e vranë dhe na e vrasin dhe këtë, tha Muli. Po ti themi si Kanan Tafili. 
-Kam frikë se nuk duan personazhe nga filma komunistë tha Lelo. Hajde se mendoj ndonjë emër tjetër. Rendësi ka që tu themi ka qenë gjithmonë njeriu ynë pranë Lulit. 
-Po mos na nxehen ata të tjerët tha Muli, dhe thonë, pse po shkojmë pas një agjenti e na ikin prap tek Luli. 
Tani s’kanë ku ikin tha Lelo. S'ua hap më njeri derën kështu që këtu do t'i kemi. 
-Epo mire,- tha Muli. Të përhapim këtë version. Tu themi Gaz Bardhi ka qenë njeriu ynë. Ta shpërndajmë nga Vermoshi në Konsipol, ta marr vesh gjithë Foltorja. 
-Vetëm kemi një rrezik tha Lelo se mos na shpërthen prap ky Gazi dhe ikën dhe do na duhet tu themi e dërguam prap tek Luli se s'kemi mbaruar punë, do t'ia marrim dhe ata që i kanë mbetur. 
 

Lini një Përgjigje