Muli i shqetësuar që PD ka tre sekretarë të Përgjithshëm 

9 Shtator 2023, 19:54Antena TEMA

Sot Muli kishte një hall personal me Lelon.

-Si do ma zgjidhësh këtë punë, i tha? 

Hapa Teni.TV që hap çdo ditë dhe pashë lajmet.

Ishte normale, kur tha për mua Muli, sekretar i Përgjithshëm i PD.

Pastaj e kalova nga Klani, po jepej një kronikë e sherrit të Bardhit me Bashën, dhe thoshte sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaz Bardhi...

Po këta janë në vete, thashë.

Sekretar i Përgjithshëm jam vetë.

I mërzitur e kaloj nga Top Channel.

Aty po jepej lajmi për zgjedhjet e Lulit dhe kur del spikerja thotë më në fund u zgjodh sekretari i Përgjithshëm i PD, është Enkelejd Alibeaj.

Pra tani jemi tre sekretarë të Përgjithshëm të PD.

Unë nga këmba e Doktorit, Enkelejdi nga këmba e Lulit dhe Gaz Bardhi që rri varur në mes.

Si do ta zgjidhim këtë punë?

-Vështirë është, tha Lelo. Por më duket se në të ardhmen do bëhet dhe më keq.

Rreziku është kur të shikosh tek Zeni.TV që Gazmend Bardhi është sekretar i Përgjithshëm i PD. 

-Pse mund të ndodh dhe kjo, tha Muli?

-Po ju desh Doktorit ndodh, tha Lelo.

Por ne mund të bëjmë diçka në shtyp për këtë, që ta sqarojmë mos të ngatërrohen.

Për ty të themi sekretari i Përgjithshëm i Berishës, për Enkelejdin, sekretar i Përgjithshëm i Bashës, kurse për Gaz Bardhin, sekretar i Përgjithshëm i PD tek Foltorja.

-Më vjen inat, tha Muli, si të heq dorë nga sigla.

-Ne Doktorin kemi sigël, tha Lelo.

Pa Doktorin nuk ka PD, pa PD ka Doktor.

-Po ky Gazi mos mërzitet me këtë emërtim, i tha Muli, se shumë i gjatë ti thuash sekretar i Përgjithshëm i PD tek Foltorja.

-Po mirë atëherë, po na pyetën çfarë u bë Gaz Bardhi, t’u themi u bë Gazi i botës. Ça të themi tjetër.

Lini një Përgjigje