Muli ka tre dite qe po merret me një punë tepër sekrete.
Mediu i ka kërkuar që t’i hartojë një listë me dëshmitarë, që të provojnë se historia e Gërdecit nuk ka asnjë shkelje dhe se Zeni nuk është i përfshirë aty.
-Duhet një listë sa me e gjatë, i tha, që ta shtyjmë sa të mundim këtë gjyqin.
Atëherë Muli ju fut punës me Lelon.
-Ta bëjmë nja 90 dëshmitarë, tha Lelo.
Vetëm kështu mund ta destabilizojmë gjykatën.
-Dakord, tha Muli, por duhen verifikuar njerëzit se mos kanë ndryshuar qëndrim dhe na bëjnë gjëmën.
Kështu filluan një për një.
-Myqerem Tafaj, tha Lelo, meqë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Dhe Hasan Metuku, se ka qenë drejtor Juridik i Kryeministrisë.
-Jo prit, tha Muli. Ky Hasani, ka ikur në SHBA pas punës.
Kam frikë na e kapin këta të Blinkenit dhe na bën gjëmën.
Hiqe këtë, ler vetëm Myqon, se këtë se di njeri ku është.
-Vazhdojmë me ministrat. Dy ministrat që e kanë kundërshtuar në mbledhje, Bode dhe Rusmali.
Ti fusim këta të dy, tha Lelo.
-Jo prit, tha Muli. Me Boden flas unë, këtë Rusmalin hiqe se ky na bën gjëmën si dëshmitar.
Mund të thotë dhe më shumë se çi kërkon gjykata.
-Dakord e hoqa, tha Lelo.
Të fusim këtë Leonard Demin, se ka qenë kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe ka bërë një raport inspektimi bashkë me këtë Fatos Hoxhën.
-Jo prit, tha Muli. Këtë Leonardin lere se ky burrë i mire, nuk të bën dëm, po këtë Fatosin hiqe se ky na bën gjëmën.
Ky thotë ka qenë Zeni.
-Epo vazhdo vetë, tha Lelo, se unë nuk i njoh mirë këta të asaj kohe, se kam qenë me Ramën atëherë.
Bëje vet se ja fus kot.
Zoti ju mallkofte zagare te PeDe - s