Muli më në fund mbërrin në Kukës 

11 Shtator 2023, 19:27Antena TEMA

Mes masave të forta të sigurisë, Muli ka mbërritur sot në Kukës.

Për të shmangur incidentet, nuk ndoqi rrugën e Kombit, por rrugën e Arbrit deri në Peshkopi dhe pastaj nga Kolesjani hyri në Kukës.

I maskuar në një makinë modeste në sediljen e pasme, ai nuk ra në sy pasi hyri në sallën e takimit.

Për të shmangur incidentet, në takim nuk ishte kryesia e Foltores, por një takim zone, sa të fotografohej që hyri në Kukës.

Sapo hyri u ngjit drejt e tek podiumi.

-Dua të them dhe unë dy fjalë për Emrin, tha.

-E dimë e dimë si e ke emrin, i thanë nga salla.

-Jo, desha me fol për Emrin, kandidatin, tha Muli.

Më pyesin pse nuk erdhe nga tuneli po erdhe nga Peshkopia.

Natyrisht e kam një arsye.

Më keni akuzu se u kam shit kur i vut zjarrin tunelit.

Më keni bë agjent të Edi Ramës e Kastratit.

Nuk kam folur kurrë. Nuk dua të hyj në këto debate.

Por një gjë po ua them.

Kandidati që ne kemi në Kukës, është nipi i Sali Vatës, heroit të gjithë tuneleve të Shqipërisë në kohë të komunzimit, nga tuneli i Shkopetit, tek i Gurakuqit dhe Bistricës në Sarandë, dekoruar nga shoku Enver si “Hero i Punës Socialiste”.

Pra nëse ka një burrë që ka të drejtë të krenohet me tunelet, është Emriu, se është nip tunelexhiu, që ka qenë “Hero i Punës Socialiste”, kurse ai kandidati tjetër ka qenë fis reaksionar.

Kjo është arsyeja që nuk kalova nga tuneli i Kastratit, por nga rruga që ka hap Sali Vata tek Shkëmbi i Kolesjanit.

-Ky paska qenë fiks me e çu kandidat tek PS or taj, tha njëri, e atë tjetrin me na sjell ne.

Kena ngatërru prapë vendet.

Lini një Përgjigje