Muli plan kunder favorizimit te Lulit në Kukës

15 Shtator 2023, 19:04Antena TEMA

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që Luli të marrë edhe dy komisionerët në Kukës dhe lekët për fushatë pa qenë fare me kandidatë e tërboi Mulin. 
-Si ta zgjidhim këtë çështje tha Muli. Ai na ka marrë dy anëtarë komisioni dhe nuk ka njerëz kë të vërë. Me siguri do t'ja vërë Ed Rama. Duhet të ulemi urgjent të paktën të vërë nejrëzit tanë, i tha Lelos. 
-Po si të lidhemi, nuk kemi më ndërmjetës tha Lelo. Gaz Bardhin ai tani e ka më inat se ty. Një nga tre Sekretarët e Përgjithshëm duhet ta zgjidhë këtë punë. 
Alibej është Sekretar i Përgjithshëm që ka dhe lekët dhe komsionerët, Gazi s'ka më as lek as komisionerë, ti ke komisionerë po s'ke lek. 
-Kjo është padrejtësi tha Muli. Foltorja tani ka dy Sekretar të Përgjithshëm, dhe merr një komisioner, Luli ka një Sekretar të Përgjithshëm merr dy komisionerë. 
Mos të llogarisim lekët pastaj se atij për lek i ec gjithmonë. 
-Duhet ta godasim fort tha Lelo. Duhet të themi që Luli fiton kur nuk merr pjesë në zgjedhje se merr dhe lek dhe komisionerë. Kështu ka bërë dhe më 2019 që nuk morëm pjesë në zgjedhje lokale. Dhe atëherë do ketë mar lek nga Edi Rama se nuk ka mundësi. Na gënjeu ne, na hodhi trutë e gomarit, dhe vet ka marr lek. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky fat kështu. 
-Dakord tha Muli, po prap s'më del e keqja. Ne torturohemi aty të fitojmë Bashkinë, ai fiton lek pa ardh fare. Ky është fundi i botës. 
 

Lini një Përgjigje