Pas fillimit të censusit i cili do të numëruakej jo vetëm njerëzit por dhe gjënë e gjallë, në gjithë vendin, Mulin e ka kapur prap stresi për Kuksin. Doktori ka kaq kohë që akuzon Edi Ramën se ka shpopulluar Kuksin dhe nuk ka mbet më njeri aty.
Tani nëse shifrat e Doktorit janë të vërteta atëherë i bie që Kuksi e humbet dhe një deputet, dhe mbetet me 2. Kështu PS e ka barazimin të sigurt.
Për këtë vendosi të ndërmarrë një aksion.
Thirri Lelon dhe i propozoi ti bëjmë thirrje gjithë kuksianëve kudo që janë të paraqiten në Kukës të deklarojnë që janë banorë aty dhe të plotësojnë formularin.
-më duket e vështirë tha Lelo. Nëse u bëjmë thirrje mund të vijë gjithë çunat e Londrës dhe rritet numri I deputetëve nga 3 në katër. Prap bëhet keq se dalim 2 me 2.
Nëse e lëm në rënie të lirë ulet në 2 dhe dalim prap 1 me 1.
Puna është si ta ruajmë kështu siç është.
-Këtu është puna tha Muli. Ndaj duhet të bëjmë censusin brenda PD që ta kuptojmë. Të numërojmë një herë sa ka Doktori në Kukës dhe Tropojë. Pastaj sa ka Rama. Në fund ata që mbeten janë të Lulit.
-Po si ta kuptojmë që janë të Lulit tha Lelo.
-Shumë e lehtë tha Muli. Dërgojmë Gaz Bardhin për census, dhe sa ta shofin në derë ata të Lulit e shajnë. Dhe kuptohet që janë të Lulit.
-Po po të jetë kështu shko vet ti I tha Lelo. Se je dhe figurë më e njohur. Të dy Sekretar të përgjithshëm jeni.
-Me mua është problem se më shajnë dhe këta të Doktorit në Kukues, tha Muli dhe ngatërrohet numri I Lulit. Del shumë ai.
Lini një Përgjigje