Muli kërkon zgjidhje për bllokimin e grupit të whatsapp te PD

17 Shtator 2023, 18:32Antena TEMA

Muli u shqetësua shumë nga lajmet se Luli ka urdhëruar bllokimin e urdhrave të Gaz Bardhit në grupin e whatsapp të deputetëve të PD. 
Veprimi bëhet dhe më i rëndë akoma, kur urdhërohet bllokimi dhe komunikimi mes deputetëve. 
Për këtë ai i kërkoi Lelos ta bëjë problem të madh në media. 
-Patjetër tha Lelo, por vendimi për krijimin e grupit në whatsapp, nuk është i përfshirë në statutin e ri të PD. Dhe nuk e kërkojmë dot ligjërisht. 
-Aq më keq tha Muli. Atëherë t'i kërkojmë statutin e ri të PD. Nëse nuk e ka në statut që Luli drejton grupin e whatsapp, atëherë ta padisim për shkelje të privatësisë. 
-Unë them të krijojmë një grup të ri tonin tha Lelo, dhe të fusim si emra gjithë deputetët e Lulit dhe të vazhdojmë komunikimin normalisht. Ata emrat i komandoj unë dhe përgjigjem unë në emër të tyre. Kështu do krijojmë konfuzion mes deputetëve, dhe do duket sikur Luli ka mbetur vetëm. Derisa të merret vesh e vërteta, ne kemi mbaruar punë. 
-Po Doktori të jetë tek ky grup, tha Muli. 
-Unë them dhe Doktorin ta vëmë me tel fals, dhe flasim ne në emër të tij. Kështu do bëhet më e plotë skema e përçarjes së grupit të Lulit. P.sh. Doktori shkruan në grup: Sot duhet me qëndrue fort. Duhet me i tregu Edi Ramës se Ali Basha nuk të mban dot në këmbë.  
Në këtë kohë përgjigjet deputetja e Bashes, Açka p.sh., dhe thotë: Doktor, ne jemi per bashkim, por ti nuk sillesh mirë. Duhet të jesh më i butë me ne. 
Ai që i përgjigjet: Nuk kam punë me ju të tjerët vetëm me Alibashën. 
Duke bërë nga këto truke, kemi për t'i bërë lëmsh tha Lelo. 
-Idee gjeniale tha Muli. Tani le të mbaj grupin Luli.  
  
 
 

Lini një Përgjigje