Muli tregon skemën e “primareve” në Foltore 

7 Tetor 2022, 20:14Antena TEMA

Pas shpalljes së fushatës së primareve brenda “Foltores”, Muli thirri sot Lelon që të menaxhojnë imazhin e ri të “Foltores” pas këtyre zgjedhjeve.

-Ka shumë rëndësi të tregojmë që jemi parti e hapur dhe kemi garë reale, tha Lelo.

-Po si do ta tregojmë tha Muli, se në fakt aty është e rrezikshme po u bë garë?

-Po pse është e rrezikshme, tha Lelo?

-Është shumë e rezikshme, tha Muli.

Nëse bëhet garë, fituesi bëhet kandidat, kurse humbësi ikën me Lulin.

Na shkatërrohet “Foltorja”.

-Po atëherë më mirë mos ta bëjmë fare, tha Lelo.

-Ky është sekreti, tha Muli.

Të bëjmë sikur e bëmë, po mos ta bëjmë tamam, se po e bëmë, na ikën dhe këta që kanë mbetur.

Ti e pe si na iku zonja Kokpalari për një fjalë goje, vetëm se nuk i shkoi fjala.

-E kam pak të vështirë të gjej një fabulë, ku të duket sikur u bënë zgjedhje, tha Lelo.

Vetëm nëse e vendosim kush do jetë fituesi, dhe të emërojmë një humbës fals që të lavdërojë fituesin.

-Po. Kjo është ide e mire, tha Muli.

D.m.th në çdo bashki të dalë një humbës që të thotë humba me meritë.

-Atëherë të punojmë për të gjetur humbësa të mirë, tha Lelo.

Ata qenkan më të rëndësishëm.

-Po, tha Muli. Duhet t’i hyjmë punës.

Mendoj se humbësit duhet të jenë militantë të zjarrte të Doktorit, që sakrifikojnë për “Foltoren” dhe janë gati të luftojnë deri në vdekje për fitoren e kundërshtarit.

-Jam i qartë tani, tha Lelo.

Tani jemi partia më e veçantë në botë.

Të gjithë përpiqen të gjejnë kandidatë fitimtarë, ne duhet të gjejmë humbës të urtë. 

Lini një Përgjigje