Libri si çantë dore dhe padija si krenari

15 Korrik 2025, 17:51Blog TEMA
Libri si çantë dore dhe padija si krenari

E ndoqa krejt rastësisht një intervistë televizive, një nga ato që rrotullohen pa fund në feed. Një vajzë simpatike, influencuese, tha me një çiltërsi të admirueshme se nuk lexon libra, por i përdor si aksesorë për foto, sepse “janë të bukur”.

Në fillim më erdhi të qeshja. Pastaj ndjeva një pikëllim të thellë që nuk po më kalon dot.

Jo për vajzën. Ajo ishte e sinqertë. Dhe sinqeriteti është një virtyt gjithmonë e më i rrallë. Por më dhëmbi vetë fakti që sinqeriteti i padijes është bërë trend, një arsye për të marrë duartrokitje në vend që të ndezë një alarm të brendshëm.

Unë do të kisha preferuar që ajo vajzë të gënjente. Të kishte thënë që lexon “kur ka kohë” ose “më pëlqen psikologjia”. Të kishte improvizuar një titull libri të famshëm. Sepse ndonjëherë, nga kompleksi për të mos ditur, lind ambicia për të mësuar. Nga turpi vjen përpjekja për t’u përmirësuar. Por kur e thua me krenari që nuk lexon dhe që libri për ty është vetëm dekor, atëherë nuk ke as turp, as ndjenjë mungese dhe rrjedhimisht, as nevojë për rritje.

Në një botë ku gjithçka duhet të duket bukur, edhe libri është degraduar në një aksesor për foto. Një objekt që “rri mirë në kornizë”, që plotëson kafen, që bën më shumë "engagement" në Instagram. Dhe deri këtu, ndoshta mund ta pranojmë si pjesë të kulturës së imazhit. Por rreziku fillon kur kjo vajzë dhe shumë të tjera nuk ndihen keq për këtë, por përkundrazi ndihen mirë. Sepse nuk kemi më një boshllëk që kërkon të mbushet, por një boshllëk që dekorohet me krenari.

Kjo është njësoj si të jesh e sëmurë dhe ta promovosh temperaturën si pjesë të stilit tënd.

Sepse padija, sidomos për një vajzë, nuk është as e pafajshme, as estetike. Padija është dëm. Padija është rrezik. Padija është terren i përsosur për manipulim, për varësi, për zgjedhje të gabuara që duken si dashuri, por janë dënime me kusht.

Një vajzë që nuk lexon, që nuk informohet, që nuk ushqen mendjen, nuk ka pavarësi të vërtetë. Mund të ketë para, famë, ndjekës, por nuk ka bazë për të ndërtuar një jetë me integritet. Nuk ka filtër për të dalluar dashurinë nga kontrolli. Nuk ka gjykim për të zgjedhur partnerin e duhur, miqtë e duhur, rrugën e duhur. Nuk ka fjalë për të mbrojtur veten, për të thënë “jo”, për të thënë “boll”.

Dhe kjo nuk është thjesht një çështje leximi. Është çështje mbijetese mendore dhe shpirtërore në një botë që të ha të gjallë po nuk pate tru.

Vajza që foli në intervistë nuk është problemi. Ajo është simptoma. Problemi është një kulturë që nuk na turpëron më kur nuk dimë. Një shoqëri që na edukon të jemi të bukura, por jo të forta. Të dukshme, por jo të menduara.

E di që nuk është “trendy” të thuash këto gjëra sot. E di që nuk mbledh shumë likes një mendim që nuk është sarkastik, ironik apo i paketuar në fjalë të ëmbla. Por e them me dashuri dhe me bindje:

Lexoni. Për mos të bërë foto me libra. Por që një ditë, dikush të bëjë një foto me fjalët tuaja. Sepse fjalët tuaja do të kenë bërë ndryshim.

Shkruar nga Lorna V - Revista Anabel

5 Komente

  1. R
    Roçka I peqinit

    me debil eshte Tope Qenefi qe promovon keto mostra pa,asnje vlere.

    Përgjigjjuni
    1. “ Janulla e pa lexuar dhe pa brek:::por e ndershme

      Po mire ky qe ka shkrujt kete “mrekulli”,,!!!!!dhe nuk ka as guximin as te shkruj Emrin e vete!!!!kush o morjahu???????jo per gjo!!por mos ka shpik kompiuterin apo rrymen elektrike,,!!!!mor “njeri”;;;;(((ashte shume e thjeshte une dua te jem nje njeri I mire dhe I dobishem,,,kurreeee I I “zgjuar” dhe I “lexuar””,,si politikanet(putanat) sepse mund te jeshe I lexuar por nga brenda mund te jeshe nje djalle,nj e perbindesh nje perdhunues,,nje vrases ose nje hajdut qe jeton me leket e popullit te palexuar,,,,une dua te jem I palexuar,,por I ndershem nuk dua te behem kurre si politikanet e lexuar qe jetojne me djersen e te palexuarve,(((jeta na meson se keta te lexuarit po na rjepin,po perdhunojne,,mashtrojne. arrin deri atje sa edhe ne burg bejne sex me Grida Dumen,,,pra ja cfar te mire ke nga te lexuarit,,politikan-putanat

      Përgjigjjuni
      1. U
        UrAJoke

        Ti mund te lexosh, te mbledhesh dije dhe prap mund te jesh e ndershme. Njerezit qe lexojne nuk jan te gjithe njesoj. Varet se si ata i perdorin njohurite e tyre, per mire apo per keq (ne rastin e politikaneve tane per keq). Ne qofte se keta lloj njerezish i shperdorojne njohurite ne ate lloj menyre, kjo nuk do te thote se edhe ne, nese lexojme, do te behemi njesoj si ata, te pandershem dhe te kemi karakteristikat e tjera qe permende ti. Jam dakord kur thua se si ata,politikanet, te lexuar e te shkolluar sillen ne ate menyre me njerezit e tyre, por ama nuk e kane nga te lexuarit, e kane nga injoranca,egoja dhe makuteria, gjera qe nuk vijne nga librat. Eshte dicka e mire qe ti e permende kete fakt, keta njerez te arsimuar qe kryejne lloj lloj pisllëqe, por nuk mendoj se keto sjellje dhe vese vijne nga te lexuarit, nje njeri i lexuar mire dhe vertet i ditur ia di vlerat njerezve dhe shoqerise.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aishtanji thoshte se.......

        ...dy gjera jane pa mbarim , universi dhe injoranca njerezore. ....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Botën e kanë çuar përpara të mënçurit dinjitozë, pa to njerëzimi do të ishte tek qirinjtë. Krenaria për mosdijen është duke u bërë një tjetër fatkeqësi kombëtare që e çon vendin drejt prapambetjes. Dija të shpëton nga prangat e skllavërisë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje