R&B&M po negociojnë vrimën ku futen minjtë, budallenjtë mendojnë se po ndjekin arinjtë!

15 Shkurt 2023, 17:14Blog TEMA

R&B&M po negociojnë vrimën ku futen minjtë,

Nga Poli Hoxha

Ndajeni mendjen, çfarë është shkruar për tu bërë, do të bëhet!

Është shkruar në SHBA dhe po ndodh. Politikanët e korruptuar të 32 viteve tranzicion janë rrezik fondamental jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Perëndimin dhe duhet të japin llogari politikisht dhe penalisht, të spastrohen me hir apo pa hir.

Në një bisedë televizive pak kohë më parë në emisionin e Beti Njuma ku gjendesha përball Sali Berishës së bashku me profesorin dhe analistin Mentor Beqa, në debat e sipër ai deklaroi për herë të parë se “nongrata” e tij amerikane është një çështje kombëtare!

Pra motivacionin anglo-amerikan, “korrupsion domethënës dhe minim i demokracisë”, fatin dhe dinjitetin e tij personal për të cilin nisi Foltoren, tashmë ai nuk e lidh vetëm me fatin dhe dinjitetin e Partisë Demokratike të cilat i ka çuar përtokë, por me të vetë Shqipërisë.

Nëse menjëherë pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha, ai deklaroi se “një parti që nuk mbron liderin e saj historik nuk e meriton që të ekzistojë”, tani ka kaluar në fazën; Nëse nuk më shpëtoni dhe më mbroni mua, atëherë as Shqipëria nuk e meriton që të shohë ditë të qeta!

Për hir të së vërtetës Sali Berisha është në rregull me të vetën. Ndërkohë që çështjet në SPAK që vërtiten rreth emrit të tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë janë bërë kapicë, ai ka shpallur një revolucion.

Bën protesta kundër Edi Ramës, por këtij i shkon me qirinj te zyra. Kur “protestoi” te selia e PD-së, nëse ambasada amerikane nuk do ti jepte ultimatum Edi Ramës që të ndalte lojën makabre dhe të lejonte policinë që të ndërhynte, gjaku “demokrat” për pak u derdh lum.

Në protestat e tij nuk shkon Dashamir Shehaj, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule e madje as Fatmir Mediu.

Kur revolucioni kapi “kulmin” me çështjen e paprecedentë, McGonigal, të korrupsionit dhe të minimit të PD-së kur ishte rrezik real për Ramën, Sali Berisha e devijon në “revolucion erotik”.

Pastaj shpall rrethimin e parlamentit monist dhe përfundon duke bërë thirrje për protestë kombëtare, kundër gjykatave. Është interesante nëse do ta sulmojë edhe Apelin e Tiranës në 3 mars me armë të ftohta, për të marrë vulën siç bëri me selinë  e PD-së në 8 dhjetor të vitit të shkuar. Sali Berisha e ka shkruar vetë në ballin e tij të gjerë, se është në luftë për të zhbërë; “Çfarë është shkruar, do të bëhet”.

Nga ana tjetër Edi Ramës i ka mbetur vetëm Dubai dhe natyrisht, edhe Sali Berisha këtu. Janë të vetmit të kthjellët, në gjithë këtë që po ndodh. Thelbi nuk është mbajtja e pushtetit dhe statukuosë politike duke mbajtur peng dy polet e vetme politike PS dhe PD, por pasuria e vjedhur.

Tani nuk synojnë që të negociojnë pushtet, por mos-sekuestrim dhe mos ndëshkim penal. Për këtë ju duhet që të fitojnë dhe të blejnë kohë.

Duke bashkuar fuqinë financiare dhe mediatike të madhe që kanë, po krijojnë përshtypjen se në këtë vend nuk ka faktorë të tjerë politik përveç atyre të dyve. Se zgjidhjet, emrat pas tërmetit që është në veprim, mund të negociohen vetëm me ata.

Në këtë kurth duket se ka rënë edhe një pjesë e PD-së properëndimore. Kompleksohen kur Berisha i vendos përpara alternatives: po nuk ju bashkove revolucionit je me Edi Ramën; po nuk erdhët në gjirin tim e madje me kokën ulur, jeni të shitur te Edi Rama!

Bëjnë sikur harrojnë se kjo që po ndodh nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse nuk do të niste pikërisht kundër ramizmit dhe berishizmit, si murtaja të demokracisë dhe shtetit ligjorë. Te të gjithë ata që nuk kanë ngrënë lugën e prishur të çorbës së tyre, por që ndjekin ende Ramën, Berishën, Metajn, apo edhe te dilematikët dhe të frikësuarit prej tyre, mungon fare logjika dhe madje edhe pragmatizmi individual.

Treshja, R&B&M, vetë po lufton për të negociuar dhe amnistuar të shkuarën e zezë të tyre, këta i shohin si alternativa të së ardhmes ku mund të lidhin fatin e tyre politik apo çfarëdo tjetër.

Ata po negociojnë “vrimën ku futet miu”, budallenjtë besojnë se ata janë ariu!

26 Komente

  1. G
    Guri

    O Poli kur te marresh rrogen tek Basha a mund ta pyesesh perse nuk ja mban bitha te beje asnje deklarate kunder Rames per kete McGonigalin qe ka perdorur kunder minimit te PD dhe lobistit te Bashes? Jo per gje Poli po dhe pengut i leshohet pak litari aq sa per sy e faqe mos te duket peng.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kini pare skini pare shkon i vdekuri me te gjalle

      Shyqyr e hapet njehere gojen kunder Edit pa te behet c'te behet...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        bravo o djale

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zot na fal cfare ke krijuar !

          Varet kujt i thua KOKE.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pena

          O poli, paske vdekur pa lindur

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali

            Ik ore pirdhu,Teorija Berishiste te gjithe maskarenj e te gjithe hajdute ka hyre thelle ne mendjen e cdo shqiptari ,sa shqiptaret mendojne se dhe ne familljen e tyre te gjithe jane maskarenje e ja kane me te hedhur njeri tjetrit,Berisha e teorite e tij berishiste jane ushqimi i vetem i gazetarise e te ashte quajturve Analiste.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              "Sali" çeshtja sali kerma eshte vertet ceshtje kombetare por si e interpreton ky gazetari. Pa u denuar sali zgjyra dhe soji i tij nuk gjen prehje shqiperia

              Përgjigjjuni
            2. a
              astrit

              Bijte e Enverit Na risollen ne kujtese Tabllone Sinoptike te PoliAgjentit Mehmet Shehu Shkruar nga Enver Hoxha . E Cuditshme Babale ne 2 Rastet

              Përgjigjjuni
              1. k
                kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                Mos u hallakat kot o Poli! Fill pasi nisen hetimet ndaj atij shefit te FBI McGonigal, Edi Rama eshte zhdukur, kurse Meta e Berisha jane neper rruge...dhe kaq per momentin! Me tej, te shohim sa do zgjase ky "Ilegaliteti" i Rames...

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xoni

                  Sa shume budallenj paska pas ky vend !!! Si nuk e kuptojne nje pjese e demokrateve qe per te ardhur ne pushtet duhet te rrezojne Ramen....dhe per te rrezuar Ramen fillimisht duhet te rrezojne Berishen . Poshte injoranca !

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anaid

                    Bravo

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Klimax

                    Nuk është vetëm "treshja", është kushdo që jeton në këtë sistem të qelbur korrupsioni. Është çështje ADN-je kështu që kujtdo që i jepet mundësia për pushtet në atë vend, qoftë edhe në postin më të parëndësishëm të administratës do bëjë atë që di më mirë, vjedhjen!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Polka

                      Poli i zgjidhi te gjitha,ku paska qene me pare,hahahaaaa

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fevziu po kerkon videot erotoke

                        Non grata eshte frikacak lepurush mbledh disa katundar koke palare dhe i thote para qorra a ju kujtohet sulmi mbi PD nuk mori dot nje ndertese me 135 m2 ku brenda ishin kater burra (.dy ishin burra /gra) si gazmenta dhe salianjia dhe kater gra i mbyti gazmenta me tyme iken si qen rrugesh . I mbyti gazmenta iken katundaret bashke me flamurin pa shkop

                        Përgjigjjuni
                        1. u
                          uskania

                          Bëjmë llogje politike dhe nuk shihet në se punohet apo jo në Shqipëri, ka ndryshim, ecet përpara në turizëm, bujqësi, ndërtim, estetikë, ka vizion, luftohet korrupsioni, ka bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar?O budallenj, politika ka një rezultante, ajo është puna, zhvillimi.

                          Përgjigjjuni
                          1. x
                            x*y

                            Bravo o vajzë!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pena

                              O poli, si nuk keni turp, analista te qelbur, me mire mos flisni fare o shkerdhata, lereni kete popull ta gjeje vete rrugen, mos ja vrisni shpresen, fare e keqe.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gani isufaj

                                Sa bukur S

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mero gabim që lë idiote të tilla të zhgaravisin id

                                  Moj Poli,moj torolingë! Po si moj s'ke turp që për të promovuar me servilizëm qesharak një dështak dhe agjent sërb si Lulëzim Basha, barazon Berishën dhe Metën me Edi Ramën?! Po si moj e pa ftyrë barazon dy kriminelë dhe hajdutë që krimet dhe vjedhjet e tyre janë male me Edi Ramën që i ka ndërruar faqen Shqipërisë dhe e ka kthyer në destinacion turistik?! Që ka menaxhuar 2 nga fatkeqësitë më të mëdha që preket njerzimi tërmeti dhe pandemia duke e nxjerë Shqipërinë fitimtare,moj dhi e zgjebosur?! Po ik moj torollake se e ke kot që përpiqesh të promovohesh duke kujtuar se është momenti për të treguar se je dikush. Po ik moj teveqele se na i ndyve edhe këtë gazetë që e lexojmë me një lloj dëshire!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pal Melyshi

                                    Nje falenderim per Gazetarin e guximshem Poli Hoxha. Zoti Hoxha po more i nderuar dhe fort i respektuar , marrveshja qe beri Berisha me Ramizi ishte 150.000 komuniste ne P.S.dhe 140.000spiuna te sigurimit ne P.D Spiunat e Sigurimit ( njerzit e tredhur ) nga komuzmi moren ne dore udh.e pluralizmit, krtyetaret e P.D - se me 1991 ishin spiuna sigurimi, deputete e P.D- se spiuna sigurimi ,Ministra ,Zv/ Ministra ,Prefekte, Ambasadore, Organet Kushtetuese te gjithe Spiuna Sigurimi, me kete Demokrature genjyen Ameriken dhe Perendimin. Shqiptaret e ndershem therrasi ku je Amerike, ku je Perendim na vdiqen Neokomuistet me ne Krye Kriminelin Sali Berisha dhe Tropojanet maloket hajdutet krminelrt e tije....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vjosa

                                      O Poli apo PELA SI E ke analize mender ke berë. Mos i perziej gjerat ashtu si do Bërisha siç i thoshte dikur Ajo që është berë per rahmet. Sali krimineli dhe Like FLORIRI kane vrare dhe janë hajdutet që e dinë shqiptaret e gjithe bota.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jimi

                                        O po kete e morrem veshe, qe t'mos ndjekim Saliun, Meten, apo Ramen! Po ti qe kaq mire i di gjerat, na thuaj ke te ndjekim !? Lulen, Dulen, Shehun, Hoxhen, Priftin, Baba Mondin, apo dreqin dhe te birin, se ne Shqiperi pervec ketyre, tjeter nuk ka, ne mos na mbetet te te ndjekim ty !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          LEON

                                          Ye lumte Polixeni.Ti i dhe dum,si keta dy poshte.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. O
                                            Olti Hipopotam Curri

                                            Kjo Poli shume e zgjuar kjo luan me teorin e Lul Bashes qe do te vej ne nje these hajdutet dhe vrasesit Sali Bisha dhe Agush Metaj me Edi Ramen.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Një ish gazetar i LSI...

                                              Poli Hoxha paguhet dhe kontrollohet nga Ilir Metaj direkt, gjë të cilën e thonë persona të rëndësishëm pranë Ilir Metaj, prandaj nuk e përmend askund ku shkon të flasi/llapi dhe as në Portalin e tij ALFAPRESS. Poli Hoxha është një pijanec i klasit të parë, shpifës dhe ngatrrestar, sa shumë gazetar i qëndrojnë larg prej vitesh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bardha

                                                Shkruan edhe ky pordhi a pjerdhi se nuk ja shqiptoje dot emrin

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje