Një 18-vjeçar është vrarë në Itali për një njollë në këpucë. Mediat në vend raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:20 të së dielës në Napoli.
Adoleshenti shkeli pa dashje këmbën e dikujt tjetër dhe pa asnjë paralajmërim pa t’i drejtohej një armë para syve.
Pas 2-3 të shtënave, Francesco Pio Maimone rrëzohet në tokë. E goditën në gjoks. Disa miq të tij e dërguan në spital por për të ishte shumë vonë. 18-vjeçari ishte pa precedentë ndërsa në vendin e ngjarjes, mjekësia ligjore nuk gjeti gëzhoja, një shenjë se gjuajtësi përdori një revole.
Ngjarja ka prekur komunitetin në bashkinë e Napolit, kryebashkiaku i të cilit bëri të ditur se do e gjithë administrata do të jetë e pranishme në varrim.
Lini një Përgjigje