Një ministre gjermane viziton Tajvanin pas 26 vjetësh, “tërbohet” Kina

21 Mars 2023, 15:53Bota TEMA

Një ministre gjermane viziton Tajvanin pas 26 vjetësh,

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Tajvan, duke ngjallur reagime të ashpra të Pekinit.

Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit, në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare.


Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se ndihej e vlerësuar nga fakti që ishte ministrja e parë gjermane që ka vizituar ishullin në më shumë se dy dekada.

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua. Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo.

Vizita e saj vjen pasi dy muaj më parë një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini.

Stark-Watzinger, nuk pranoi të komentonte zhvillimet gjeopolitike, si dhe kundërshtitë e Pekinit për vizitën e saj në ishull.

Kina e cilëson këtë ishull të vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj dhe ka kërcënuar se do ta marrë me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Sa herë ka pasur vizita në Tajvan të zyrtarëve të huaj, Kina ka shfaqur forcën e saj ushtarake dhe ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik.

1 Komente

  1. G
    Genti

    Këta edhe i bëjnë presion Kinës dhe e kritikojnë pse mban anën e Putinit dhe nga ana tjetër e krruajnë vetë bythën me ishullin kinez të Taivanit. Ndoshta një ditë të bukur me diell ushtria Kineze e detyruar nga provokimet e perëndimi do hyjë në Taivan me gjithë forcën e saj. Ç'do bëjë SHBA dhe Gjermania ? Do i shpallin luftë Kinës për një territor që nuk e njohin si shtet si Taivani. Taivanin e mështet SHBA për të shantazhuar Kinën. Por një ditë dhe me të drejtë R.P e Kinës do futer në Taivan dhe pastaj seperatistët e Komontangut ku do futen ? Te bytha e Baidenit apo te e Sholtcit ?

    Lini një Përgjigje