Sulmet e SHBA në Jemen, grupi Houthi kërcënon se do të kundërpërgjigjen

17 Mars 2025, 12:30Bota TEMA
Sulmet e SHBA në Jemen, grupi Houthi kërcënon se do të

Sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj disa objektivave në Jemen, ku gjetën vdekjen 31 vetë, rebelet Houthi i janë përgjigjur me kërcënimin e një përshkallëzimi të përplasjeve.

Këto ishin sulmet më të rënda ajrore që kur Donald Trump nisi mandatin e tij si president i SHBA-së.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth, deklaroi se goditjet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Houthi të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve.

Në një intervistë për televizionin Fox News, Hegseth deklaroi, se, fushata është një reagim ndaj sulmeve të shumta të milicëve Hiti që nga nëntori 2023 ndaj anijeve. Ky aksion shërben si paralajmërim për Iranin, që të heqë dorë nga mbështetja e këtij grupi milicësh.

“Kjo do të vazhdojë edhe më tej për aq kohë sa ju të thoni: ‘Ne nuk do të pushojmë së qëlluari ndaj anijeve. Ne do të pushojmë së qëlluari ndaj institucioneve'”, tha Hegseth.

Por mes 31 të vrarëve, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi, janë edhe katër fëmijë dhe një grua. 101 vetë të tjerë janë plagosur. Udhëheqja politike e milicisë Houthi aksionin ushtarak të SHBA-së e cilësoi si krim lufte.

“Forcat tona jemenite janë plotësisht të përgatitura për të reaguar ndaj një përshkallëzimi”, thuhet në një deklaratë.

Drejtues të nivelit të lartë të rebelëve u larguan nga kryeqyteti Sanna duke u tërhequr në zona rurale, sipas TV Al-Arabija.

Anëtarë drejtues të nivelit të lartë të milicisë Huti kanë marrë udhëzimin që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga sulmet e mëtejshme nga ajri të SHBA-së.

2 Komente

  1. a
    aleks

    po keta minjte bythezinjte e jemenit,nuk rrine rehat por e kruajne me luanin dhe pastaj delin dhe qajne si ata femijet e vegjel .

    Përgjigjjuni
    1. f
      fukaraji

      Eshte e vertete qe krruhen dhe pastaj ankohen se po na vrasin, kane qe dhe jane viktima te padroneve te tyre duke luftuar me nje fuqi qe nuk mund te llogaritesh.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje