Ish-pjesëtari i KGB: Rusia u përgatit shumë mirë pasi sanksionet nuk po ndikojnë, por nëvlerësoi Ukrainën

21 Mars 2023, 22:40Bota TEMA

Ish-pjesëtari i KGB: Rusia u përgatit shumë mirë pasi

Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore për luftën në Ukrainë. Pohimi i papritur krahasuar me komentet e deritanishme për çështjen e invazionit në Ukrainë vjen nga një ish-pjesëtar i KGB-së, shërbimit sekret, apo më mirë aparatit të sigurisë të Bashkimit Sovjetik, Jack Barsky. 

Në një intervistë për “Kathimerini”, Barsky jep disa mendime për konfliktin dhe planfikimin eventual në shtabin rus të shërbimeve inteligjente. Që duket se kanë gabuar dhe keqllogaritur vetëm reagimin ukrainas.

"Mendoj se Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore, për shkak se sanksionet nuk kanë ndikuar në sjelljen e saj. Ka shumë vende që janë miqësore me Rusinë që nuk i përkasin Perëndimit si Kina, Irani dhe Korea e veriut. Kemi edhe vendet neutral që po bëjnë biznes hapur me Rusinë, ku spikat India…

Putin po fiton më shumë para nga eksportet e gazit dhe naftës sesa para luftës. Shërbimet e inteligjencës dështuan keq në mosllogaritjen e shpirtit luftarak të Ukrainës. Duhet ta dinin këtë. Do ua kisha thënë. 

Ukrainasit janë skajshmërisht nacionalistë dhe kanë një histori lufte me rusët", shprehet Barsky që shton se strategjia e gabuar ruse në këtë rast konsiston në injorimin e faktit historik se asnjë ushtri nuk fiton dot kundër një vendi të tërë.

Më tej, Barsky shton se se Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë këtë që ka nisur, ndërkohë që realiteti do parë në sy: ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve dhe se kushdo që thotë se Putin manipuloi zgjedhjet, në të vërtetë po gënjen. Sa për ta ilustruar këtë, Barsky sjell për krahasim rastin e Hitlerit:

"Ai pati 22 vjet për të bindur popullin rus se Perëndimi do të dobësojë Rusinë dhe se NATO po zgjerohet, që ishte e vërtetë dhe kur çdo gjë shkonte keq në Rusi, ai do të fajësonte SHBA-të dhe NATO-n…Si gjerman kam pyetur përherë sesi kombi gjerman ra pre e gënjeshtrave të Hitlerit. Hiteri kishte rreth 12 vjet për të bërë shpëlarje truri gjermanëve. 

Shpëlarja e trurit ndodhi efektivisht qysh 3-5 vitet e para. Hitleri pati 12 vjet për të bërë shpëlarjen e trurit të popullit më inteligjent në botë dhe Putin kishte 22 vjet për të njëjtën gjë. Dhe rusët nuk janë në përgjithësi edhe aq të arsimuar sa gjermanët. Ndaj nxirreni vetë përfundimin".

7 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    Haha... fiks fare!

    1. B
      Bravo

      Ti çënke një njeri shum mendje holl. E njëjta gjë Ka ndodhe edhe me ne Shqiptaret, se pse pushtusit Turq, dhe Enver Hoxha na kane shperla trurin shume keq, sa edhe sot pase, kaqe shume vitesh nuke po e gjejm veten dot.

      1. a
        albi

        Populli Gjerman mund te jete shume inteligjent por ka nje problem, i beson shume qeverise dhe shtetit sepse mendojne se shteti punon per te miren e popullit Gjerman. Kur i beson shume shtetit mund te ndodhe qe shteti te jete infiltruar nga njerez qe jane pergatitur nga GLobalistet , me nje plan te qarte. DHe pastaj shteti te dergon ne lufte, te fut nje vaksine qe eshte prodhuar ne Kine dhe ne fund nuk e di njeriu ke te besoje. Mbetet vetem te besosh te zoti, te bibla se shteti ta fut. Edhe Papa i Romes eshte treguar legen, se i vaksinoi me zor te gjithe banoret e vatikanit. Beri ate qe bene Nazistet me cifutet. Jo me kot ekziston kodi i Nürenbergut. Por Papa si perfaqesues i Satanit ne toke , e shkeli kodin e Nürenbergut. Pra Papa i Romes eshte super legen. Ai do perfundoje ne Ferr.

        1. a
          anti25642654censurë

          ke shumë të drejtë o albi,prandaj janë shumë më keq se rusët që nuk i besojnë qeverisë së tyre,por nuk jua mban bytha të kundërshtojnë!!gjermanët e shkretë,po vdesin urie dhe shteti i tyre është i fundit në botë ekonomikisht!!sidoqoftë toka është e sheshtë dhe djelli është një prozhektor që furrnizohet nga dy gjeneratorë!ajo që nuk kam kuptuar akoma është se me ç'lloj karburanti vihen në punë!benzinë a diesel??

        2. A
          Artan

          Prandaj ua ka shpelare trurin edhe ketyre putanave te Putanes qe komentojne te Peshku, qe ashtu si muzhiket, nuk jane edhe aq te mencur.

          1. a
            anti25642654censurë

            "Pohimi i papritur krahasuar me komentet e deritanishme për çështjen e invazionit në Ukrainë vjen nga një ish-pjesëtar i KGB-së, shërbimit sekret, apo më mirë aparatit të sigurisë të Bashkimit Sovjetik, Jack Barsky. " "pohim i papritur",një vit pas fillimit të agresionit??dhe nga kush?!nga një ish i ishit??amani mor njerëz ku i gjeni këto lloj formulimesh??çfarë bëni,përpiqeni me çdo kusht ti mbushni mëndjen vetes se "gjeniali putin" është me të vërtetë gjeni??të vetmin gabim që ka bërë është se bëri gomarllëk,dhe tashti nuk del dot?? që në javën e dytë të fillimit të agresionit,filluan naivët me idiotësitë e tyre"e shikoni,megjithëse janë vendosur sanksione,ekonomia ruse qëndron në këmbë",sikur sanksionet të ishin bombë atomike që duhet të japë rezultate disa fraksione të sekondës pas plasjes!!dhe një vit më pas me të njëjtin naivitet,"putini është pregatirur mirë,por gaboi vetëm!! në të gjitha"!! pamë sivëllain e tij Xi,në dy ditët që vizitoi putën!çfarë ndodhi??lidhje kontratash ekonomike,të paktën në letër,por as sivëllai i tij i "fuqishëm" nuk pati bythë të thoshte hapur "po të dërgoj armatim"!!sepse të fuqishmit i kanë thënë "provoje një herë"!! sado i pregatitur të ketë qënë puti,sado të përpiqeni ju që keni qef të keni frikë dhe nga frika ti nënshtroheni çdo diktature,sado që të zgjasë o zgjerohet lufta!?prapë ka për të humbur!prapë ka për të fituar perëndimi liberal e demokratik!mos harroni L2B dhe atë që ndodhi atëherë!

              Lini një Përgjigje