Ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Han Taw Song paralajmëroi se stërvitjet e fundit ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut ishin një provokim i rrezikshëm që mund të çonte në një krizë, teksa shtoi se të dyja vendet po përgatiten pë një agresion.
“Ky është një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm provokues ushtarak që shkatërron qëllimisht situatën në gadishullin korean dhe rajon,” theksoi ambasadori në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë.
Ai shtoi se stërvitjet e fundit të Koresë së Veriut ishin kundërmasa në përgjigje të veprimeve të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale në ujërat e saj lindore, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të shkonte në Japoni për samitin e parë midis dy vendeve në vite.
Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut deklaruan se Pheniani kishte lëshuar një raketë balistike të cilat janë të ndaluara të përdoren.
Raketa fluturoi drejt ujërave lindore të Gadishullit Korean pasi u lëshua nga kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pheniani, rreth orës 7:10 të mëngjesit.
Lini një Përgjigje