Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-Izrael: Po nxisin protestat anti-qeveritare

3 Tetor 2022, 19:30Bota TEMA

Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-Izrael: Po nxisin

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin.

Ai u shpreh se se “trazirat” ishin nxitur nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre dhe pretendoi se Kuranet ishin djegur, shkruan BBC.

Ajatollah Ali Khamenei u bëri thirrje forcave të sigurisë që të jenë të gatshme për t’u marrë me trazirat e mëtejshme.

“Por ajo që nuk është normale është se disa njerëz, pa prova apo hetim, i kanë bërë rrugët të rrezikshme, kanë djegur Kuranin, kanë hequr hixhabet nga gratë e mbuluara dhe i kanë vënë zjarrin xhamive dhe veturave”, shtoi udhëheqësi.

1 Komente

  1. N
    Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes

    Ik ore plera ......te kesh mundesi tju kthesh ne shekullin e 15..per aty jeni

    Lini një Përgjigje