Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka prezantuar sot projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Balluku u shpreh se qyteti i Durrësit do të përfitojë shumë nga ky projekt, ndërkohë sipas saj në fund të kontratës investimi do t’i kalojë në pronësi shteti.
“Durrësi nuk do të humbas, por do të ketë 20% hapësirë publike të vënë në dispozicion. Investitori strategjik do të paguaj 2% të të ardhurave. Pronësia pas kontratës do t’i transferohet Ministrisë së Infrastrukturës. Ky është funksion perfekt i ligjit të Koncesioneve. Marina i kthehet shtetit me përfundim e afatit ligjor”, tha Balluku.
Ministrja ka falënderuar grupin negociator duke thënë se ka bërë një punë të shkëlqyer 12 mujore. Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se ata nuk e konceptojnë dot një investim 2 miliard eurosh dhe për këtë arsye nisin sulmet.
“Komiteti negociator ka bërë një punë të shkëlqyer. Është një procedurë e kulluar për 12 muaj të tërë. Në tavolinë kemi bërë takime me firmë dhe konsensus të plotë./ Historitë me afera janë çështje të politikës së ditës. Se nuk është e këndshëm për një opozitë si kjo që sot të durojë një investim 2 miliard eurosh. Por duhet ta konsiderojnë si një arritje të shqiptarëve dhe jo vetëm e qeverisë. Durrësi është një vend që gëzon bujari të Zotit, diellin detin rërën. Duhet ta shikojë si kontribut për të gjithë Shqipërinë dhe jo ta bëjnë alien me shprehje Afera Korruptive”, tha Balluku.
“Por nuk ka afera korruptive me negociata 12 mujore. Me çdo hap që është regjistruar dhe arkivuar. Nuk ka volum shkresor në asnjë projekt tjetër më të madh se ky, apo angazhim njerëzor. Nuk është politik por teknik dhe profesional. Me krenarinë më të madhe dhe jo me frikë e fshehje. Kemi punuar ditë e natë. I bëtë lecka këto burra e gra këtu.
Ka pasur zyra avokatie në këtë proces, uluni dhe flisni me ta. Pyetini për cilësinë e kontratë dhe për punën serioze, Janë kolegët tuaj dhe miqtë tuaj. Kanë punuar seriozisht. Merrni zotin Alabar dhe kur e hidhni baltën dhe pasdite uleni me kolegë dhe u thonë ata që po bëni luftë kot. Nuk fshiheni dot pas buzëqeshjes”, theksoi Belinda Balluku.
Në një moment përfaqësuesi i opozitës në Komision Luan Baçi ka ndërhyrë duke kërkuar që ministrja të ndalet të faktet dhe të ndal fjalimet. Balluku iu përgjigj Baçit duke thënë se atij iu tërhoq veshi nga të tjerët ndaj po reagon.
“Kontrata është transparente, dhe ndihem krenare që jam pjesë e këtij procesi. Kam pasur në krah këtë grup ekspertësh. Luani duhet të bëjë pjesën e vet se e kontrollojnë. I vjen mesazhi si e leni të flasë ajo dhe nuk ndërhyni e ka detyrë.” tha Balluku.
Luan Baçi: Po skemi ardhur për të dëgjuar fjalime këtu.
Balluku: Luanit i tërhoqën veshin dhe i erdhi koha për të folur.”
Zvendeskryeministrja Balluku duhet t'u pergjigjet 16 pyetjeve publike te deputetes serioze opozitare Jorida Tabaku dhe t'i kurseje fjalimet dhe hiperbolat letrare. E bej kete koment,pasi kam besim ne seriozitetin e punes se saj.
Nuk jane 2 miliarde...76 milion jane..2 miliarde do I bejne per 10 vjet kur te shesin pasaportat e apartamentet...dhe Shqiptaret do marin vizat ....kaq...nderkohe nuk jepet asnje detsj per Portin
Po cfar te shqeteson ty se nje pjese te investimit do e bejne me parate qe do mbledhin nga porositesit e apartamenteve. A nuk vepron keshtu cdo ndertues ne Shqiperi. Cfare don ti nje zone elitare si kjo e cila do e beje Durresin perle dhe do hape vende pune ne sherbime apo preferon qe ajo zone tu jepet copa copa ndertuesve shqiptare te cilet te fillojne te ndertojne per hesap te vet njeri me 10 kate tjetri me 15 kate. A mos don qe edhe kjo zone te behet si Golemi ???? Golemin e ndau partia juaj copa copa si kompensim apo shperblim, ata qe i morren copat ishin cope cope vete, i shiten tek parellinjte e kohes te cilet ndertuan gjithkush per hesap te vet dhe tani shife si ngjan zona nga Plepat e tutje
E zeme se do behet, pa i hyre fare se kur e se si por ne fund te kontrates pse pronesia do ti kaloje Ministrise dhe jo Bashkise DR??????? E kuptoj per portin se eshte pasuri strategjike dhe durrsaket sjane ankuar ndonjehere qe Bashkise si ka hyre kurre gjysem leku ne xhep nga porti por as nga Marina?????
Shqiperia do kthehen ne nevojtore te arabve dhe shqiptaret do punojne kameriere dhe sanitare neper haremet e arabve.