Çmimet e karburanteve, Rama: Mos hidhni helm, ndiqni mbledhjet e bordit

15 Nëntor 2022, 11:42Ekonomia TEMA

Çmimet e karburanteve, Rama: Mos hidhni helm, ndiqni mbledhjet e bordit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot shifrat e publikuara nga Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve.

Në konferencën e përbashkët me ministren Delina Ibrahimaj, Rama u shpreh se media nuk duhet të hedhë helm mbi vendimet.

Ai theksoi se nëse ka interes për të ditur si vendosen çmimet, gazetarët të marrin pjesë në mbledhjet e bordit.

“Është shumë e thjeshtë, doni të bëni një informim të publikut është një gjë, doni të bëni një helmim të publikut është tjetër gjë. 

Në mbledhjen e bordit, shkoni uluni atje, shikoni se çfarë diskuton bordi, mbi ç’bazë merren të dhënat. Sa janë marzhet e fitimit? Nxirret inati me qeverinë, por çfarë pastaj?”, u shpreh ai.

2 Komente

  1. l
    leonard

    Kjo eshte kokfortesi derri, perse Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e veriut e ka cmimin me te ulet.....??

    1. L
      Latif Dreqi

      Cfare bastardi qe eshte more aman? ndiqni mbledhjet e bordit iu thote mediave. A kane ndjekur ndonjehere mbledhje qeverie mediat qe te ndjekin ato te bordit? Po ku le media ti o badstard i bllokut.

      Lini një Përgjigje